• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

A i bërtiti Trump në telefon Netanyahu-t, apo jo?

08/08/2025
in Botë
A i bërtiti Trump në telefon Netanyahu-t, apo jo?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump patën një bisedë telefonike, ku ky i fundit i bërtiti të parit për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Ky ishte informacioni që qarkulloi në media mbrëmjen e së enjtes, por që këtë të premte, zyra e kryeministrit Netanyahu e hodhi poshtë si “lajm tërësisht të rremë.”

Sipas NBCNews, që citoi zyrtarë të lartë amerikanë anonimë, biseda e zjarrtë telefonike ndodhi më 28 korrik, pasi Netanyahu deklaroi në një event se, pavarësisht raporteve të shumta për urinë dhe thatësirën në Gaza, “nuk ka uri në Gaza.”

Trump pati reaguar publikisht ditën tjetër duke thënë se nuk ishte “veçanërisht i bindur” nga fjalët e Netanyahut, duke shtuar se kishte “uri reale” në Rripin e Gazës dhe: “Këtë nuk mund ta falsifikosh.”

Raporti tha se pas këtyre komenteve të Trump-it, Netanyahu kërkoi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, dhe ata folën disa orë më vonë. Gjatë bisedës, kryeministri izraelit i tha Trump-it se raportet për urinë në Gaza ishin “të fabrikuara” nga Hamasi dhe se uria nuk ishte e përhapur në enklavë.

NBCtha se Trump e ndërpreu Netanyahun në ato momente dhe filloi të bërtiste, duke thënë se ndihmësit e tij i kishin treguar prova që fëmijët në Gaza vuanin nga uria dhe ai nuk donte ta dëgjonte këtë të mohohej si “lajm i rremë.”

Raporti përshkroi bisedën si “një bisedë direkte, kryesisht njëkahëshe mbi statusin e ndihmave humanitare,” ku Trump “bënte shumicën e bisedës,” sipas një ish-zyrtari amerikan që u informua për bisedën.

I njëjti zyrtar shtoi se Uashingtoni “jo vetëm që ndjen se situata është e rëndë, por e ndjen atë si përgjegjësi për shkak të GHF-së”, një referencë për Fondacionin Humanitar të Gazës, i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, i krijuar për të mbikëqyrur shpërndarjen e ndihmave në enklavën e shkatërruar, por i cili është përfshirë nga raporte të përditshme për të shtënat dhe vdekjet pranë vendndodhjeve të tij.

Izraeli mohon pretendimet për uri të përhapur dhe thotë se po bën përpjekje për të lejuar ndihma të mjaftueshme të futen në Gaza. Por përballë presionit të madh ndërkombëtar, qeveria së fundmi ka rritur rrjedhën e furnizimeve, pasi kishte ndaluar ndihmat për 11 javë midis marsit dhe majit.

Duke iu përgjigjur raportit të premten, The Times of Israel shkruan se zyra e Netanyahu-t e quajti atë “lajm të rremë.”
“Pretendimi se kishte një ‘debate me të bërtitura’ midis kryeministrit Netanyahu dhe presidentit Trump është lajm irrelevant dhe i rremë,” shkruan zyra e Kryeministrit në një deklaratë të shkurtër.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!