AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

A duhet të armatosen me leje shqiptarët? / Spahiu: Kur shteti nuk mbron popullin nga krimi…

by SHT Media
16/08/2024
in Politikë
6
0
“Blinken bëri atë që se bëri as Hillary Clinton”, Spahiu zbulon arsyen e “injorimit” të opozitës!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu hodhi idenë e mbajtjes së armëve me leje nga familjarët në bizneset në Shqipëri në kushtet kur policia dhe shteti duken të pamundur për të mbrojtur qytetarët nga krimi.

Gjatë intervistës në Report Tv për Rovena Nezirin, Spahiu hedh këtë ide pas ngjarjes tragjike në Pogradec ku mbeti i vrarë Egli Proga. Sipas Spahiut, Pogradeci mbetet një qytet i qetë larg të qënit i kriminalizuar, por edhe aty ndodh një diçka e tillë dhe shteti dhe policia nuk munden ta mbrojnë individin.

Në shumë zona të Shqipërisë krimi ka pushtet mbi shtetin dhe individi është i pambrojtur. Në këto kushte sipas juristit, ashtu si në shumë shtete evropiane dhe në SHBA mund të lejohet arma për njerëz të ndershëm në shtëpi apo biznese për t’u vetëmbrojtur.

‘Sipas informacioneve autori i veprës penale i përket një bande që terrorizon gjithë qytetin. Kjo ndodh në Pogradec që është niveli më i ulët i kriminalitetit. Kur edhe Pogradeci terrorizohet ç’mund të presim në Vlorë, Lezhë, Fier apo në Durrës? A mos ka ardhur koha që shteti të legalizojë armëmbajtjen me leje për të vetëmbrojtur në shtëpi dhe biznese. Ky është një qëndrim dhe analizë fatale kur shteti nuk e mbron popullin nga krimi atëherë njerëzit të mbrohen nga krimi dhe të vetë mbrohen. Në kushtet e vetëmbrojtjes.

Në shtetet evropiane njerëz të ndershëm në kushtet e ligjit iu lejohet mbajtja e armës në shtëpi dhe biznese. Çdo bëjnë qytetarët e thjeshtë kur shteti nuk i mbron dhe shteti hesht? Ka ardhur për tu debatuar kjo çështje. Por një përqindje shumë e madhe disponojnë armë në Shqipëri. Ekziston parimi për ta frenuar një fenomen duhet legalizuar. Ta mbajnë armën me leje, apo pa leje. Arma me leje të bën të përgjegjshëm. Të bën të kontrollueshëm nga shteti. Ka një numër serie. E përdor në kushtet e vetëmbrojtjes. Kjo duhet të vijë si pasojë e një momenti nihilist, kur të dalim në konkluzionin se shteti është më i dobët se krimi. Në disa zona krimi është më i fortë se shteti dhe policia. Është momenti i dritës së kuqe për të kuptuar që shoqëria shqiptare është në alarm’, thotë Spahiu.

/a.r

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

26/11/2026

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

26/11/2026

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

26/11/2026

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

26/11/2026

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

26/11/2026

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

26/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

26/11/2026

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

26/11/2026

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

26/11/2026

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

26/11/2026

“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

26/11/2026

“Dhuna, pasojë e mungesës së programeve”, Bimo: Ata që nuk fitojnë dot me zgjedhje, kërkojnë të mposhtin qeverinë me dhunë

26/11/2026

Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

26/11/2026

Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë

26/11/2026

Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS
  • Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.