AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ina Zhupa i përgjigjet nënkryetares së bashkisë Sarandë që u largua nga PD: I paudhi bëhet sot maskara

by SHT Media
25/10/2025
in Politikë
6
0
Ina Zhupa i përgjigjet nënkryetares së bashkisë Sarandë që u largua nga PD: I paudhi bëhet sot maskara
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, i është përgjigjur nënkryetares së Bashkisë së Sarandës, Manjola Nikollos, pasi kjo e fundit kaloi nga PD në pushtetin vendor. Kjo e fundit në një intervistë të dhënë, akuzoi Zhupën për manipulim të procesit të primareve nëpërmjet ndikimit në kryesinë e partisë, shkaqe këto që e detyruan Nikollon të dorëhiqej nga primaret dhe nga drejtimi i degës së PD-së në Sarandë dhe rrjedhimisht largimin nga PD. 

Ina Zhupa ka shpërndarë në rrjete sociale statusin e botuar nga Shpëtim Ahmeti, demokrati që drejton sot degën e PD-së në Sarandë. Ahmeti shkruan se ky ‘kalim i ylberit politik’ i Nikollos, i shërbeu asaj për tu bërë kryefjalë në media për 1 ditë dhe për të marrë një rrugë si nënkryetare bashkise. 

Ahmeti shkruan se ky lajm nuk ishte aspak çuditës, pasi siç shkruan ai, ra thjeshtë një maskë dhe një e vërtetë doli në shesh. 

Demokrati thotë se Manjola Nikollo deri dje ka demaskuar socialistë në Sarandë e më tej të përfshirë në afera e kopera’, por e lodhur nga tundja e flamurit të PD-së, vendosi t’i bashkohej armiqve të dikurshëm. 

Postimi i plotë i Shpëtim Ahmetit i shpërndarë dhe nga Ina Zhupa: 

SHITEJ SI DEMOKRATE, DERI SA U SHIT TE BASHKIA SOCIALISTE 

Dy përfitime i erdhën në një ditë Manjolës me kalimin e “ylberit” politik. Edhe u bë lajm dite në portale e kanale dhe i siguroi vetes një të ardhur të mirë me rrogën e Nënkryetares së Bashkisë. 

Por, nëse çudia më e madhe, thonë se zgjat tre ditë, në Sarandë ky lajm mbajti tre orë, pasi nuk i ra askujt si bombë. 

Sepse në fakt ra një maskë, nuk ndodhi ndonjë gjë për t’u çuditur. 

Ajo kryetare “e opozitës së flaktë” në Sarandë, që për vite me radhë, kishte grisur  “maska socialistësh”, duke demaskuar afera e kopera të korruptuarish, shkoi në stanin që prodhon këtë “bulmet”. 

Pas një stërmundimi sfilitës duke tundur flamurin me siglën PD, e bindi veten se nuk kishte më kuptim të rrinte pas maskës. 

Tundimit për një karrige, një post e një rrogë nuk mund t’i thoshte “jo”, kur ato që kishte shitur me vite te demokratët e Sarandës, ishin një kostum blu, që thjesht mendoi se e hijeshonin. 

Por nga momenti që nuk doli e vërtetë ëndrra e saj për një karrige deputeteje me atë kostum, i ra shkurt dhe u iu përgjunj ofertës për një copë Nënkryetareje. 

“Nga hiçi, është mirë dhe kaq” i tha vetes, për të mos e humbur shansin. 

Tani qëndrimet e saj aq “kritike” e opozitare për vendimmarrjet e fundit të propozuara nga ekzekutivi i Sarandës, lidhur me tjetërsimin e Ecokampusit, me investimet strategjike për fotovoltaiket etj grabitje pronash  u ekzekutuan, duke u tretur si kripa në ujë e duke i marrë rrjedha e lumit e vala e detit, bashkë me maskën e çngjyrosur. 

Nga nesër ajo do të jetë Shoqja Nënkryetare, me një barrë autoritet. 

Për atë nis kështu një epokë e re, ajo e vënies në shërbim të politikave dhe duke u bashkuar me bandat e urryera të grabitjes së pronave dhe për t’iu bashkuar korit të politikave kundër interesave komunitare. 

I paudhi sot bëhet Maskara. 

Sa për Opozitën, pa një Manjolë femër apo mashkull qoftë, është më e pastër dhe më e qartë në misionin e vet, ashtu si një trup pastrohet nga një plagë. 

Si kryetar i PD, dega Sarandë, por i bindur jam që edhe çdo anëtar i dinjitetshëm i saj, distancohemi nga njerëz dhe nga kërcime të tilla fluturake. 

Duke njohur mirë shoqërinë e qytetit tim, them me pastërti se kjo pjesë e largimeve të këtij lloji nuk surprizoi fare. 

Vetëm se më la të kuptoj se nuk paskësha kuptuar: që këto e këta lëpirës, që zvarriteshin deri dhe Qafë të Muzinës për të pritur liderin demokrat, nuk e kanë për gjë të marrin tani me zvarritje shkallët e pista të pushtetit. 

Nuk është rastësi të ngjitësh ato shkallë, por është shprehja, më në fund hapur, e shpërblimit që ke dhënë për shërbimin ndaj pushtetit ne 2 palë zgjedhje. 

Demokratët e vërtetë qëndruan përballë tankeve e plumbave te komiteteve të shpëtimit më 1997 e jo të ligështohen përballë këtyre sorrave, bjonde a brune, të ngordhura për 5 para të qelbura të borderove bashkiake. 

Garantoj çdo demokratë e qytetarë të Sarandës se zëri opozitar do jetë më i fuqishëm përballë çdo maskarade të pushtetit të bandave me çdo ngjyrë kostumi. 

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

02/11/2026

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

02/11/2026

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

02/11/2026

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

02/11/2026

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

02/11/2026

“Lufta po vjen”/ Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

02/11/2026

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

02/11/2026

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

02/11/2026

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

02/11/2026

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

02/11/2026

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

02/11/2026

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

02/11/2026

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

02/11/2026

“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

02/11/2026

Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime
  • Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.