AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Qëlloi dy herë por plumbat s’e kapën! Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjeve në Manzë

by SHT Media
22/10/2025
in Kronikë
6
0
Qëlloi dy herë por plumbat s’e kapën! Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjeve në Manzë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur këtë të mërkurë, më 22 tetor, në një lokal në Manëz, ku humbën jetën dy djem të rinj, Flori Paluçi 33 vjeç dhe Aranit Kurti, 23 vjeç.

Paluçi i plagosur me armë zjarri ka qëlluar dy herë në drejtim të 21-vjeçarit D.P, por plumbat atë nuk e kanë kapur dhe ai ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga persona të tjerë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, gazetarja Glidona Daci duke iu referuar burimeve hetimore raporton se pas kqyrjes së kamerave të sigurisë nga ana e policisë janë zbardhur dinamikat e ngjarjes, që ka nisur pas një sherri për ekspresin e kafesë.

Fillimisht njëri nga personat e përfshirë D.P, i shoqëruar nga viktima aranit Kurti, i ka kërkuar një kafe kamarierit 17-vjeçar, i cili i ka thënë atij që ekspresi është fikur dhe se nuk mundet t’i shërbejë më. Mes tyre ka ndodhur një përplasje verbale, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë të cilët kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit, ku fillimisht ka ndodhur një përplasje fizike.

“Ka qenë pikërisht Aranit Kurti qe ka qëlluar i pari me grusht ndaj Flori Paluçit, i cili më pas ka nxjerrë armën që (dyshohet ka qenë e pa vullnetshme) ka prekur Aranit Kurtin, duke e lënë të vrarë. Më pas ka ndërhyrë D.P I cili ka qëlluar në drejtim të Flori Paluçit, i cili ka mbetur i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit.”, raporton Daci.

Në kamerat e sigurisë janë parë edhe dy gjuajtje të tjera të Flori Paluçit, në drejtim të D.P, të cilët nuk e kanë prekur atë.

Policia po ashtu na ngritur dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë që kanë kryer veprën penale për “moskallëzim krimi”, pasi autoritetet nuk janë njoftuar që në momentet e para në lidhje me konfliktin. Po ashtu ka dyshime se ka persona që e kanë ndihmuar 21-vjeçarin D.P të largohet nga vendi i ngjarjes dhe po e mbajnë të fshehur.

Duke iu referuar të dhënave nga grupi hetimor, gazetarja Arapi raporton se ka qenë Flori Paluçi ai që ka qëlluar i pari Aranit Kurtin, i cili ka humbur jetën dhe më pas i dyshuari me inicialet D.P, ka ndërhyrë dhe ka qëlluar me armë duke marrë hak për vrasjen e shokut. Tre të rinjtë e përfshirë në konflikt kishin njohje të mëparshme, madje të tre shpesh e frekuentonin lokalin ku ndodhi ngjarja.

Kamarieri i përfshirë në konfliktin mes dy viktimave dhe autorit të shpallur në kërkim ka dhënë dëshminë e tij të parë për policinë, ku është shprehur se e gjitha nisi pas kërkesës për kafe, nga personi që tashmë është në kërkim, D.P.

“Ishte ora rreth 1:45, në momentin e ngjarjes ishin 5 persona. D.P hyri i pari në lokal me shokun e tij dhe më kërkoi kafe, ekspresi ishte i fikur dhe u thashë që nuk shërbejmë kafe në këtë orë. Ai ma ktheu se ‘dua kafe patjetër’ dhe filloi të më fyente me fjalë të rënda. Nuk e vazhdova më bisedën por ndërhyri Flori Paluçi për të më mbrojtur mua, Flori është banor i zonës dhe klient i lokalit, pra e njoh. Aty filloi konflikti fizik mes tyre, dhe dolën përjashta lokalit për ta vazhduar konfliktin.”, ka deklaruar kamarieri.

Ndërkohë, ka folur për gazetarët dhe një punonjës i karburantit pranë lokalit ku ndodhi ngjarja. Ai tha se kur shkoi në punë në mëngjes pa karburantin e rrethuar si skenë krimi. Ai tha se nuk i njihte mirë dy të rinjtë, por i dukeshin djem të sjellshëm.

“Unë erdha në mëngjes, e gjeta karburantin e rrethuar, që ndalohet, skenë krimi. Më thanë ka ndodhur në ngjarje, mos u afro. Nuk i njoh. Njëri nga Manza por nuk rrinë gjatë këtu. Ishin çuna të sjellshëm. Nuk e di tamam. Çfarë thonë portalet, aq di dhe unë.”, u shpreh punonjësi i karburantit. I pyetur për kamerat e sigurisë, ai tha se nuk kishte informacion.

Sakaq, banorët e zonës kanë folur për Klan News, duke u shprehur të tronditur për lajmin: “Nuk i njoh. Jo nuk dimë gjë. Na ka tronditur rëndë por ndodhi. Nuk di gjë pse ka ndodhur. I njihja, bile i kam pas kushërinj. Unë nuk di gjë mandej. E kam marrë vesh në televizor. E kam patur unë kushëri Kurtin. Ishte djalë shumë i mirë.”

Një tjetër tha: “Vallaj nuk e di fare. Sdi asgjë. Unë rri në Hamalle poshtë. Na ka tronditur, por s’kam marrë vesh asgjë deri tani.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dosja e SHISH, Apeli i GJKKO-së liron Emro Sulejamin, lë në burg Fatjon Kalluçin!

03/11/2026

“Të dalim me kandidatë të përbashkët”- Pasi i sulmoi, Berisha i bën thirrje Opozitës: Së shpejti do kemi emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore!

03/11/2026

FOTO/ Aksident dramatik në afërsi të Linit në Pogradec nga përplasja e dy makinave, 6 të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë

03/11/2026

Vodhi makinën në vendparkimin e hotelit në Sarandë, arrestohet pas gjysmë ore ndjekje policore 31-vjeçarja e dyshuar!

03/11/2026

DEBATET/ Projektbuxheti 2027, përplasje tek “Ekonomia”, Braçe: Kuvendi ka detyrimin të dëgjojë bizneset! Ekonomi: Do e kenë mundësinë!

03/11/2026

“Zgjatet programi “Pas Shkolle”- Buxheti për arsimin parauniversitar, Kumbaro: Nga viti i ardhshëm, një mësues ndihmës për një fëmijë me aftësi ndryshe

03/11/2026

Kryeministri i Ukrainës: Nuk mund të përjashtohemi përgjithmonë nga tregu i BE-së

03/11/2026

Rrëzohet një avion i vogël në Zelandën e Re, dy të vdekur nga përplasja në ishull

03/11/2026

Analiza e REL: Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet!

03/11/2026

Balla takohet me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Neculăescu: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën tonë drejt BE-së!

03/11/2026

Lavrov: Thirrjet e BE-së për armëpushim në Ukrainë synojnë t’i japin Kievit kohë për t’u riarmatosur

03/11/2026

“Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë”- Celibashi për zgjedhjet vendore: Votim elektronik në sa më shumë bashki! Partitë të bëjnë konsensus

03/11/2026

KE publikon sot raportet e progresit: Vendet që udhëheqin procesin e anëtarësimit dhe ato që mbeten prapa

03/11/2026

Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

03/11/2026

Ç’fitojmë me uljen 16 përqind të karburantit nga 1 janari 2027?

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dosja e SHISH, Apeli i GJKKO-së liron Emro Sulejamin, lë në burg Fatjon Kalluçin!
  • “Të dalim me kandidatë të përbashkët”- Pasi i sulmoi, Berisha i bën thirrje Opozitës: Së shpejti do kemi emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.