• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dyshohet si vrasje për drogën, u gjet i pajetë në një humnerë, Prokuroria nis hetimet për Mirel Çokaj

22/10/2025
in Kronikë
Dyshohet si vrasje për drogën, u gjet i pajetë në një humnerë, Prokuroria nis hetimet për Mirel Çokaj

Prokuroria e Shkodrës ka hapur hetimet lidhur me ngjarjen e shtetasit Mirel Çokaj i cili u gjet i pajetë në një humnerë në malet e Kelmendit në Malësinë e Madhe ku policia fillimisht tha se ishte një rrëzim aksidental i viktimës. Pas dyshimeve të familjarëve dhe të afërmve për një vrasje të mundshme të 40 vjeçarit, prokuroria e Shkodrës nuk e ka pushuar çështjen por ka hapur hetimet fillimisht për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.

Personi që ngriti dyshimet për një vrasje të mundshme duke vënë në lëvizje policinë e Malësisë së Madhe, e cila bëri disa veprime shtesë pasi fillimisht tha se ishte aksidentale dhe bëri që prokuroria të nisë hetimet është Rifat Çokaj, një i afërm i viktimës që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa më përpara për shumë vite ka qenë pjesë e policisë duke mbajtur edhe detyra të rëndësishme.

Ngjarja ndodhi më 18 shtator të këtij viti kur policia mori njoftimin se një person ishte rrëzuar në fshatin Kozhnje të Malësisë së Madhe. Në orët e pasdites fillimisht përmes dronit, efektivët konfimuan se trupi i pajetë i përkiste shtetasit Mirel Çokaj. 24 orë pas njoftimit u bë e mundur nxjerrja e viktimës nga humnera përmes një helikopteri të Forcave të Ushtrisë të cilët erdhën dhe nxorën trupin e pajetë.

Dyshimet e të afërmve lidhen me një vrasje të mundshme pasi sipas tyre Mirel Çokaj para se të humbte jetën ndodhej në një parcelë droge rreth një orë larg vendit ku u gjet. Sipas familjarëve 40 vjeçari parcelën e drogës e kishte bashkë me disa ortakë të tjerë dhe dyshojnë se njëri prej tyre të paktën mund ta ketë shtyrë shtetasin Mirel Çokaj drejt humnerës me qëllim për të mos i dhënë pjesën e fitimit që i takonte nga ky biznes i paligjshëm.

Kanabisi i kultivuar atje ishte gati për t’u korrur dhe për t’u bërë gati për treg dhe pikërisht në këto momente Çokaj u gjet i pajetë në humnerë. Të afërmit shtuan dyshimet edhe për faktin se telefoni celular i viktimës nuk është gjetur ende dhe mendojnë se personi që e ka shtyrë ka zhdukur edhe celularin dikund në humnerë duke e bërë të pamundur që të gjendet më. Po ashtu viktima sipas familjarëve kishte për t’u kthyer dy ditë më vonë dhe jo atë ditë që u largua dhe se kthimin e ka bërë në një shteg tjetër të ndryshëm nga rruga që bënte zakonisht për tek parcela e drogës. Këto dhe të tjera dyshime që familja kanë çojnë sipas tyre tek një vrasje e mundshme dhe jo një rrëzim aksidental.

Në vendin ku ishte parcela e drogës, menjëherë pas ngjarjes policia ka gjetur 780 bimë kanabis duke bërë asgjësimin e tyre, gjë e cila vërteton se viktima para se të rrëzohej ka qenë duke ruajtur parcelën e drogës, ruajtje që zakonisht në këto raste nuk mund ta bëjë një person i vetëm dhe sipas të afërmve duhet të ketë qenë edhe me një person tjetër kur janë larguar.

Tashmë prokuroria ka hapur hetimet dhe po merr në pyetje familjarët, të afërm, të dyshuarit që familja ka dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni rreth kësaj ngjarje nëse vërtetë kemi të bëjmë me një vrasje të Mirel Çokaj siç pretendohet.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!