AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Do merrem personalisht edhe me …”/ Zbardhet audioregjistrimi që çoi në pranga avokatin Ulian Bajrami

by SHT Media
19/10/2025
in Kronikë
6
0
“Do merrem personalisht edhe me …”/ Zbardhet audioregjistrimi që çoi në pranga avokatin Ulian Bajrami
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pak javë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, që tronditi mbarë vendin, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në dyert e gjykatave.

Një seancë gjyqësore, në Gjykatën e Elbasanit, është shoqëruar me debate të forta mes prokurorit dhe avokatit, ku ky i fundit ka përfunduar në prangat e policisë.

Top Channel ka mundur të sigurojë audioregjistrimin e debatit mes prokurorit Gjergj Ceka e avokatit Ulian Bajrami, audioregjistrim të cilin të dyja palët institucionale të përfshira e interpretojnë në favor të tyre.

Avokati Bajrami: Do të merrem personalisht edhe me prokurorin, edhe me të gjithë oficerët e policisë. Do të bëj kallëzim.

Gjyqtarja: Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit. Nuk ka rëndësi çfarë bëni ju me kë të doni jashtë kësaj salle.

Avokati Bajrami: Po konstatoj vepër penale znj. gjyqtare.

Gjyqtarja: Avokat do marr masa në bazë të asaj që më lejon kodi i procedurës. Ky lloj kërcënimi me mua si gjyqtare nuk të lejohet. Përqendrohu te mbrojtja që do i bësh të pandehurit tënd, ose do caktoj një avokat tjetër e do të nxjerrë përjashta nëse vazhdon me këtë gjuhë komunikimi. Paralajmërimi i fundit.

Avokati Bajrami: Nga sa pashë, konstatoj pasqyrim të të dhënave të rreme…

Ndërkohë menjëherë pas arrestimit të avokatit ka reaguar Dhoma Kombëtare e avokatisë e cila e konsideron debatin një përballje të armëve te barabarta në sallën e gjyqit. Sipas dhomës së avokatisë, avokatit i është hequr e drejta e fjalës, qëndrim që e mbështet edhe kryetari i dhomës së avokatisë së Elbasanit i cili ka qenë prezent në sallën e gjyqit në momentin e debatit.

Debati mes avokatit dhe prokurorit erdhi pas interpretimit të provave për të cilat ishin vënë në dispozicion pamjet filmike.

Bëhet fjalë për aksionin blic të disa ditëve më parë të policisë së Elbasanit ku u arrestua edhe shtetasi Maksim Lika. Ndërkohë që Lika akuzohet për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe armëmbajtje pa leje pala mbrojtëse pretendon se në pamjet filmike Lika nuk ka qenë i pranishëm në konfliktin me policinë.

Pas seancës, prokurori ka paraqitur kallëzim ndaj avokatit, i cili është ndaluar të shtunën pasdite nga policia për veprat penale “kanosje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, dhe “Kanosja e gjyqtarit”.

Si palë e përfshirë nuk ka një reagim nga Organi i akuzës i cili pretendimet e tij do t’i paraqesë në seancë gjyqësore.

Për këtë ngjarje reagoi dhe policia e Elbasanit, duke shkruar:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasin U. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, avokat, pasi gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, ka kanosur prokurorin e çështjes dhe oficerët e policisë gjyqësore, për shkak të detyrës së tyre funksionale. /tch/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

31/10/2026

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

31/10/2026

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

31/10/2026

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

31/10/2026

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

31/10/2026

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

31/10/2026

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

31/10/2026

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

31/10/2026

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

31/10/2026

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

31/10/2026

Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

31/10/2026

Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

31/10/2026

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

31/10/2026

Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

31/10/2026

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!
  • Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.