• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

11/10/2025
in Politikë
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ende nuk ka caktuar një datë për betimin e anëtarit më të ri të gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, duke sjellë për pasojë zvarritje në procesin e zëvendësimit të kryegjyqtares kushtetuese Holta Zacaj.

Gjykata e Lartë zgjodhi Asim Vokshin si anëtar të Kushtetueses, edhe pse ai mori më pak vota se rivalja e tij në garë, Naureda Llagami, për shkak se ishte renditur i pari në pikëzimin e bërë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Llagami, e cila mori 8 vota, në një kohë që për t’u emëruar i duheshin 9 të tilla, ka vënë në lëvizje gjykatën Administrative dhe synon vendin në Kushtetuese, pasi pretendon se një votë u shpall qëllimisht e pavlefshme për të ndryshuar rezultatin.

Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkon nga gjykata Administrative pezullimin e procesit, derisa të shqyrtohet themeli i padisë së saj.

Ndërsa, Gjykata e Lartë si organ emërtese e kundërshton këtë proces, duke theksuar në parashtresën e saj se Administrativja duhet të deklarojnë mungesën e juridiksionit për shqyrtimin e kësaj çështje.

Për Gjykatën e Lartë, shqyrtimi i padisë së Llagamit nga gjykata Administrarive do të ishte “një tentativë për ndërhyrje juridiksionale të pashembullt dhe potencialisht të rrezikshme për rendin kushtetues”.

Ndërhyrja e juridiksionit të zakonshëm në vendimet e gjykatës së lartë – do të cënonte nga njëra anë parimin e ndarjes së pushteteve dhe nga ana tjetër, integritetin institucional të Gjykatës së Lartë si organ kushtetues”.

Debati mes palëve do të zhvillohet në seancën e së hënës më date 13 tetor, ndërsa paralelisht një tjetër zhvillim i rëndësishëm pritet të jetë dhe ai në gjykatën Kushtetuese me 16 tetor.

Presidenti Begaj ka kërkuar nga gjykata kushtetuese të sqarojë situatën sesi do të bëhet skema e ripërtëritjes së gjyqtarëve cdo 3 vjet.

Presidenca është organ emërtëse për 3 anëtarë e në rastin konkret duhet të kishte hapur thirrjen për zgjedhjen e pasuesit të anëtares Sonila Bejtja.

Presidenti në vend që të veprojë pretendon për një ngërc institucional ndaj kërkon mendim nga gjykata.

“Presidenti i Republikës shpreson se Gjykata Kushtetuese do të mund të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare se si duhet të jetë përtëritja e pjesshme e Gjykatës, që ajo të konsiderohet në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë këtë sqarim, në mënyrë të tillë që të ketë vlerë për të gjithë gjyqtarët kushtetues aktualë, përndryshe nuk do ketë asnjë mundësi që të ndreqet deformimi i mekanizmit të përtëritjes dhe çdo ndërhyrje për shkurtimin e mandateve të caktuara, vetëm për një ose disa gjyqtarë, do të ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës”, thuhet në kërkesën e Begajt.

Vonesa për seancën e betimit të Asim Vokshit si anëtari i ri i Kushtetuese, edhe pse nuk pranohet zyrtarisht, duket se ka lidhje pikërisht me këtë cështje, pasi marrje e detyrës nga ana e tij duyket se përmbys forcat në Kushtetuese jo në favor të atyre që duan të cënojnë skemën e ripërtëritjes së gjyqtarëve çdo 3 vjet siç e parashikon Kushtetuta.

Më të lexuarat

  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur në Ferma VIP! Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar vendimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!