• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Kishin një rrjet shtëpish bari, prodhonin e shisnin…/ Gjykata angleze, 40 vite burg 7 shqiptarëve

25/09/2025
in Kronikë
Kishin një rrjet shtëpish bari, prodhonin e shisnin…/ Gjykata angleze, 40 vite burg 7 shqiptarëve

Një rrjet i mirëorganizuar i shpërndarjes dhe prodhimit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, i udhëhequr nga shtetas shqiptarë, është goditur nga autoritetet britanike. 

Shtatë persona janë dënuar me një total prej gati 40 vitesh burg, pas një hetimi të gjatë të kryer nga Policia e West Midlands dhe Njësia Rajonale për Krimin e Organizuar. 

Hetimi, i cili nisi në maj të vitit 2022, zbuloi një strukturë kriminale që prodhonte dhe shpërndante kanabis në shkallë të gjerë në të gjithë Britaninë. 

Emrat dhe dënimet e të dënuarve: 

Erikson Kararaj, 34 vjeç, nga Birmingham – 8 vite burg 

Arben Sinjari, 48 vjeç, nga Birmingham – 7 vite burg 

Islam Toro, 31 vjeç, nga Tipton – 5 vite e 8 muaj burg 

Klajdi Zyka, 28 vjeç, nga Darlaston – 5 vite burg 

Qemal Sakaj, 29 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 6 muaj burg 

Avdulla Delbashi, 31 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 4 muaj burg 

Soni Gremshi, 37 vjeç, nga Birmingham – 3 vite e 4 muaj burg 

Sipas hetimeve, Sinjari dhe Kararaj ishin drejtuesit kryesorë të rrjetit kriminal, ndërsa pjesa tjetër e grupit merrej me mirëmbajtjen e shtëpive të mbjella me kanabis dhe transportimin e sasive të mëdha në zona të ndryshme të vendit. 

Gjatë hetimeve, policia identifikoi 17 prona të shndërruara në shtëpi kanabisi, në qytete si Birmingham, Coventry, Leicester dhe Rotherham. Në total, u sekuestruan më shumë se 4,000 bimë kanabisi, të cilat kishin një vlerë potenciale prej miliona paundësh në tregun e zi. 

Po ashtu, nga kontrollet janë sekuestruar dhjetëra mijëra paund para cash, kilogramë të tërë kanabisi të përpunuar, si dhe pajisje të specializuara për kultivimin e drogës. 

Grupi kriminal kishte manipuluar rrjetin elektrik për të furnizuar ambientet e fshehta me energji – një praktikë që jo vetëm është e paligjshme, por edhe jashtëzakonisht e rrezikshme për banorët përreth. 

Në shtëpinë e Arben Sinjarit, hetuesit gjetën mesazhe telefonike, shënime të shkruara me dorë dhe fletore që dokumentonin aktivitetin kriminal dhe sasitë e shitjeve. 

Detektiv Sgt. Ryan Matthews deklaroi pas dënimeve: “Kjo ishte një hetim kompleks, që na çoi në shumë qytete të Britanisë dhe na ndihmoi të shkatërrojmë një rrjet të nivelit të lartë të furnizimit me drogë. Të gjithë këta burra zgjodhën të përfitonin përmes shitjes së drogës, dhe për këtë arsye tani ndodhen në burg.” 

“Dëmi që droga dhe trafiku i saj i shkaktojnë komuniteteve nuk duhet nënvlerësuar. Ne mbetemi të përkushtuar për ta luftuar këtë fenomen dhe për të çuar para drejtësisë çdo individ të përfshirë.” TCH

 

 

Më të lexuarat

  • Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama sulmon sërish influencerët: Dalin me lloj-lloj kremrash dhe përhapin gënjeshtra për ‘like’ dhe ‘followers’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sinjal lufte? Irani del me thirrjen urgjente: Largohuni sa më shpejt nga Ngushtica e Hormuzit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qytetarët i duan larg protestës, Flutura Açka publikon foton ku Gaz Bardhi dhe deputetët e PD-së festojnë: A keni moral ta quani veten “opozitë”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtori i bankës së parave ruse Lizandër Saraçi organizator i protestave kundër qeverisë. A do veprojë SHISH dhe krimi ekonomik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ramës nuk i ndahet tersi, i ngec mikrofoni në Fier!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blogeret e protestës / Kush është më e ‘zgjuar’ Dea Mishel apo Rizarta Hoxha? Njëra uron për fatkeqësi dhe e di se Skënderbeu ka lindur në 1956, tjetra nuk njeh presidentin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!