AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Plumbi i Artë”, tension edhe fyerje/ Zbardhet sherri mes të penduarve Dumani e Alibej në gjyq

by SHT Media
23/09/2025
in Kronikë
6
0
“Plumbi i Artë”, tension edhe fyerje/ Zbardhet sherri mes të penduarve Dumani e Alibej në gjyq
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy të penduarit kryesore të dosjes “Plumbi i artë”, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshirë në një sherr verbal e gati edhe fizik gjatë seancës të së martës në Gjykatën e Posaçme. 

Situata mes dy të penduarve, që në çdo seancë të procesit kanë qëndruar të ulur krejt të qetë, thuajse ngjitur me njëri-tjetrin në një kënd të sallës, mes punonjësve të maskuar të policisë, precipitoi teksa Erion Alibej, po i përgjigjej pyetjeve të avokatëve. 

Nga tavolina e dëshmitarëve, duke treguar si e njihte Dumanin para se ta takonte, Alibej tha “Nuredin Dumani ishte vëllai i Dashnor Dumanit, një nga ekzekutorët e vëllait tim”, duke ju referuar “masakrës së Bradasheshit”, ngjarje ku u vra vëllai i tij Endrit Alibej, daja i tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk. 

Duke pohuar se përveç hetimit që kishte bërë vetë për ngjarjen, nga Dumani kishte mësuar fakte të reja, si përfshirja e Dorian Shkozës, apo edhe vendin ku u çua makina e atentatit, Alibej tha se “Nuredini nuk ma pranoi që vëllai i tij të ishte autor në ngjarje”. Me tej ai vijoi “Mbase kishte ndonjë hatërmbetje më vëllain e tij, apo nuk e di”, fraza që ngriti në këmbë të penduarin Nuredin Dumani. 

“Me leje zonjë kryetare, tha Dumani, duke i drejtuar gishtin të penduarit Alibej, kjo është mashtrim. Mos e bëj atë gabim, mos e përmend më. Madje duhet të kërkosh edhe falje”. 

Tensioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ku kishte më pak kontakt viziv me Alibejn. 

Me tej seanca vijoi qetësisht, për t’u rindezur në mbyllje të saj.  Sapo trupa gjykuese la sallën Dumani iu drejtua me ton të lartë Alibejt duke iu afruar fizikisht: “Të degjeneroj! Do me më nxjerr mu mashtrues” dhe duke vijuar edhe me fyerje të rënda. 

Situata kaotike bëri që të mos dëgjohej përgjigja që mori nga Alibej. Ndërhyrje e punonjësve të policisë shmangu konfrontimin fizik dhe qetësoi situatën. Në vijim policia efektivët e mbrojtjes së dëshmitarëve fillimisht nxorën nga salla Nuredin Dumanin e më pas Erion Alibejn. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

05/11/2026

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

05/11/2026

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

05/11/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

05/11/2026

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

05/11/2026

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses
  • Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.