AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Java e nxehtë e politikës/ Qeveria shpallet në 11 shtator, pritet dhe konstituimi i Kuvendit

by SHT Media
07/09/2025
in Politikë
6
0
KUVENDI LIVE! Nis seanca me deputetët e “vjetër”, priten përplasje për 11 Majin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me nisjen e kësaj jave, presidenti Bajram Begaj, pritet të firmosë dekretin për thirrjen e seancës së parë plenare për legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Ligji parashikon që ligjvënësit e rinj mund të mblidhen jo më heret se 10 shtatori dhe jo më vonë se 20 shtatori. Por burime kanë konfirmuar 12 shtatorin, si datën kur do të mblidhet kuvendi i ri, i cili do të zhvillojë dy seanca brenda një dite.

E para do të jetë paradite ku do të ngrihet një komision I përkohshëm I verifikimit të mandateve. Ndërsa pasdite 140 deputetët do të rikthehen sërish për betimin dhe do të zgjedhin kryeparlamentarin e ri. Ky i fundit zgjidhet me propozimin e të paktën 15 deputeteve, me votim të fshehtë dhe pa debat.

Por si do të jetë konfigurimi i Parlamentit të Ri?

Nga 83 socialistë, 53 prej tyre do të ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Shumica të pasprovuar në terrene zgjedhore por jo pa experience në fushat ku kanë shërbyer, pasi kanë mbajtur poste të rendesishme, nga ministra, zvministra, kryebashkiakë, administratën publike apo edhe karriere të gjatë në profesione të ndryshme.

Një pjesë kanë dalë nga platforma “Deputeti që Duam”, përfshirë kryesuesen e listës së Shkodrës, Marjana Koceku apo deputeten e Roskovecit Zegjine Caushi, e cila mori jo pak vëmendje gjatë fushtës zgjedhore pas replikave me Gazmend Bardhin, I cili mori humbjen më të thellë në qarkun e Fierit. Ndërsa 30 deputetët e tjerë janë emra që kanë dominuan skenën politike gjatë viteve të fundit.

Por përpara se të ulen në parlament, socialistët duhet të kalojnë edhe një provë. Në 11 shtator, Edi Rama do të mbledhe Asamblenë socialiste për të zyrtarizuar skuadrën me të cilën do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme.

E teksa Edi Rama solli në parlament figura të reja, Sali zgjodhi riciklimin.

Nga 50 deputetë të koalicionit, demokratët kanë vetëm 42. Vetëm 13 demokratë ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Ndërsa pas një mungese disa vjecare, në sallë rikthehet sërish Jozefina Topalli, Gent Strazimiri, Bardh Spahia apo Igli Cara.

Ilir Meta nuk pranoi mandatin që do i siguronte lirinë, për të pasur në parlament 4 deputetë, Erisa Xhixhon, të rikthyerin Edmond Haxhinasto dhe dy të rinj, Tedi Blushin e Brunilda Haxhiun. Ndërsa Agron Duka la karrigen për Artan Lukun.

Përvec PSD-së së Tom Doshit, në këtë legjislaturë, në kuvend do të ulen edhe partitë e reja. Partia “Mundësia” ja doli të sigurojë dy ulësë ndërsa nga një “Lëvizja Bashkë dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo e fundit do të cojë në kuvend 60-vjecaren Ana Dajko, pas një beteje të gjatë mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e deputetit./abcnews

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.