AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

by SHT Media
05/09/2025
in Botë
6
0
Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Serbia është një shoqëri e shkatërruar nga nacionalizmi”, thotë për DW teologu dhe historiani i Beogradit, Vukashin Miliqeviç. Ai është një nga shumë intelektualë në Serbi që mbështesin protestat studentore.

Për më shumë se dhjetë muaj, qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në pothuajse çdo qytet të Serbisë. Ata kërkojnë zgjedhje të reja dhe fundin e korrupsionit të përhapur gjerësisht. Lëvizja e protestës u nxit nga një incident në nëntor 2024, kur një tendë mbi një stacion treni të rinovuar u shemb në Novi Sad, duke lënë të vdekur 16 persona. Shumë banorë akuzojnë zyrtarët shtetërorë se janë bashkëfajtor në aksident.

Sipas informacionit të disponueshëm, “puna e dobët” është një nga shkaqet e tragjedisë. Deri më tani, regjimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç (SNS) nuk i ka nxjerrë përgjegjësit para ndonjë gjykate të pavarur. Kjo ka zemëruar shumë qytetarë. Demonstratat, të udhëhequra nga studentët dhe profesorët e tyre në universitete, po përhapen. Ata tani po kërkojnë zgjedhje të reja. Aktualisht është e pasigurt nëse regjimi do t’i mbijetojë protestave politikisht.

“Mbrojtja e interesave të elitës së korruptuar”

Kushdo që mbështet publikisht studentët, siç bën Vukashin Miliqeviç i duhet të përballet me represion. Çfarë është e veçantë në rastin e tij: është pikërisht maja e Kishës së fuqishme Ortodokse Serbe (SPC), e cila nisi procedura kundër tij, duke u bërë kështu bashkëpunëtore e sundimtarit autoritar serb.

Kur bëhet fjalë për shtypjen e mendimit të lirë, Patriarku Porfirije dhe Presidenti Vuçiç shpesh veprojnë në bashkëpunim. Kjo është një rrethanë që Vukashin Miliqeviç e ka kritikuar prej kohësh.

“Kjo nuk ka të bëjë fare me kujdesin për interesin publik, por me mbrojtjen e interesave të elitës së korruptuar, e cila praktikisht ka rrëmbyer Serbinë”, thotë ai për Deutsche Welle. Patriarku dhe disa peshkopë të afërt me të, siç është Irinej Buloviç nga Novi Sadi, janë pjesë e asaj elite.

Vukashin Miliqeviç, një prift i shuguruar dhe baba i katër fëmijëve, është vënë re në publik edhe më parë. Për shembull, kur koronavirusi u përhap në Serbi disa vjet më parë. Në atë kohë, ai kritikoi atë që e konsideronte sjellje të papërgjegjshme të udhëheqjes së kishës gjatë shërbesave fetare. Disa peshkopë, përfshirë Patriarkun e atëhershëm Irinej, dhe shumë priftërinj dhe besimtarë, vdiqën si pasojë e infeksionit me virusin SARS-CoV-2.

Kritika e Vukashin Miliqeviçit ndaj udhëheqjes së kishës pati pasoja: atij nuk i lejohet më të shërbejë liturgjinë dhe aktualisht ndodhet para të ashtuquajturës “gjykatë kishtare”.

Ky është një organ kishtar që zgjidh mosmarrëveshjet brenda bashkësisë fetare. Anëtarët e tij janë peshkopë dhe priftërinj. Kryeson peshkopi përgjegjës për Beogradin, Patriarku Porfirije. Nëse Vukashin Miliqeviç shpallet “fajtor”, në rastin më të keq ai përballet me përjashtim nga kisha – që është ndëshkimi më i rëndë për këtë të krishterë të devotshëm.

Udhëheqja e Kishës është servile

Por Vukashin Miliqeviç nuk frikësohet. Në një intervistë me DW, ai kërkon që udhëheqja e kishës të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj – për shembull, për servilizëm ndaj shtetit. Ai vazhdon duke thënë se përvetësimi i fondeve publike dhe shkeljet e moralit të krishterë nga kleri duhet të hetohen.

Blagoje Panteliç, i cili ka shkruar për tema fetare për vite me radhë dhe është kryeredaktor i portalit teologjik më me ndikim në Ballkan (“teologija.net”), që po ashtu mbështeti protestat studentore. Por udhëheqja e kishës ia ka bërë të qartë: nuk do të ketë doktoraturë. Në një intervistë me DW, Blagoje Panteliç akuzon Patriarkun Porfirije se e ka vënë veten në shërbim të regjimit. “Kjo është e papranueshme”, thotë ai.

Panteliç kritikon më tej vizitën e Patriarkut Porfirije dhe Peshkopit Irinej në Moskë në prill. Ndërsa ushtria ruse, me bekimin e Patriarkut Ortodoks Rus Kirill, po zhvillon një luftë agresioni në Ukrainë, mysafirët serbë në Kremlin bënë shaka me Presidentin Vladimir Putin. Për më tepër, ata i karakterizuan protestat në Serbi si një “revolucion me ngjyra” që thuhet se është nxitur nga Perëndimi.

“Masat kundër Miliqeviçit dhe Panteliçit duhen parë në kontekstin e një përpjekjeje për të kontrolluar diskursin teologjik”, thotë Thomas Bremer, profesor i teologjisë në Universitetin e Münster.

Ai u shpreh gjithashtu se diskutimet teologjike po zhvillohen edhe jashtë kornizës së kontrolluar nga kisha. “Kjo nuk do të jetë e mundur të parandalohet”, thotë profesor Bremer, një nga ekspertët më të respektuar të otodoksisë në Perëndim. Nëse lëvizja protestuese në Serbi është e suksesshme dhe regjimi aktual përmbyset, kuadrot që mbështetën Vuçiçin do mbajnë gjithashtu përgjegjësi – qofshin pjesë e ushtrisë, shërbimeve të inteligjencës apo dhe kishës. DW

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

05/11/2026

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

05/11/2026

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

05/11/2026

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

05/11/2026

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

05/11/2026

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

05/11/2026

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

05/11/2026

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

05/11/2026

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

05/11/2026

Qeveria miraton edhe kompensimin për transportin publik! Karburanti 50 lekë për litër, fondi 209 milionë lekë, ja afati i kërkesave

05/11/2026

VKM/ “Certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit”- Qeveria miraton rregullat e reja për resortet mikse, ja sa do ndahen për turizëm dhe për banim

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi!

05/11/2026

“Të keqen e sjell politika”- Ibsen Elezi: Protestat janë revoltë ndaj sistemit politik, por “Flamingove” iu mungon përfaqësimi!

05/11/2026

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi regjistron dy dosje ndaj kreut të BIA dhe ministrit të Drejtësisë!

05/11/2026

“Pastrohu njëherë nga hajdutllëku, pastaj… / Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos shpërthen ndaj Veliajt: PS-në nuk e merr dot, Rama është ustai!

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…
  • Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.