AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“PD një luan pa dhëmbë”/ Açka: Rama e ushqeu me sallatë, e bëri vegjetarian!

by SHT Media
04/09/2025
in Politikë
6
0
Flutura Açka: Berisha të largohet, PD duhet të reformohet! Protestat dhe mitingjet false..
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Një luan pa dhëmbë, vegjetarian, të ushqyer me sallatë.” Kështu e ka cilësuar ish-deputetja  Flutura Açka, Partinë Demokratike në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli duke e krahasuar me një personazh të librit të saj më të ri, të titulluar “Para se të iki”.

Sipas ligjvënëses opozitare në largim, Partia Demokratike është luani i ushqyer me sallatë nga kryeministri Edi Rama ndër vitet e gjatë në opozitë dhe pas këtij trajtimi nuk ka fuqi të ngrihet në këmbë për t’u përballur me mazhorancën e 83 mandateve, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

“Është për Partinë Demokratike, që mbikëqyrësi, lidershipi. Mund ta marrësh edhe qeveria për shoqërinë shqiptare. Sepse mbikëqyrësi ka faj.  PD është në krizë lidershipi, duhet të kuptoj se ka ardhur momenti i përgjegjësisë personale. E shikoj se ka një lloj shqetësimi, nën zëra, nëpër korridore: ‘A do ikë apo jo Berisha?’. Çfarë janë këta njerëz, këto zëra, ky lidership që pret qoftë edhe të tretet fizikisht zoti Berisha që t’ia zënë vendin. Nuk është kjo mënyra që operohet në demokraci. Përderisa ka një statut njerëzit e përgjegjshëm duhet të mblidhen dhe t’i thonë gjërat te foltorja e PD, i pëlqen apo s’i pëlqen zotit Berisha apo një grupi njerëzish në PD. Sepse kështu nuk mund të vazhdohet. PD është vërtet luani i zotit Mani, i shtrirë dhe i ushqyer me sallatë, që është kthyer në një qenie që nuk ecën dot. Është një luan vegjetarian, do të thotë që nuk mbahet më në këmbë se ushqehet me sallatë. Ushqehet me gjërat e ngutshme të njerëzve që kanë interesa të caktuara”, analizoi Açka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

E pyetur nëse përgjegjësia që Rama e bëri “Luanin” vegjetarian, është e Sali Berishës apo Lulzim Bashës, ajo u përgjigj: “Të dy. Unë nuk e përjashtoj faktin që në këtë, kush në heshtje, kush me përfshirje të plotë, kush hije e kush i bardh e kush i zi, unë them se përgjegjësia është e përbashkët.”

Sipas Açkës është e palogjikshme që nga selia blu përgjegjësinë për gjendjen e PD rreken t’ia faturojnë vetëm ish-kryetarit Basha, pasi secili duhet të marrë përsipër kostot e dëmit që ka shkaktuar.

“Në momentin që ne përgjegjësin do ta shkarkojmë vetëm tek një personazh dhe mënyra përjashtuese e këtyre 8 viteve që kanë qenë vite të përbashkëta, e faktit që ka qenë tre herë ministër i tyre, kryetari i bashkisë së tyre. Duke e targetuar kështu në këtë formë do të thotë se nuk duan të kuptojnë përgjegjësinë personale dhe të lidershipit”, deklaroi Açka në  “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.