AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Skemë me eksporte fiktive drejt Shqipërisë, goditet rrjeti kriminal i kontrabandës së karburantit në Greqi

by SHT Media
04/09/2025
in Kronikë
6
0
Skemë me eksporte fiktive drejt Shqipërisë, goditet rrjeti kriminal i kontrabandës së karburantit në Greqi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet greke kanë rënë në gjurmët e një grupi të strukturuar kriminal në Greqi, aktiviteti i së cilës lidhej me karburantin dhe mashtrimi ndaj shtetit helen e konsumatorët për lëndën djegëse. Ky grup kriminal përfshinte në dokumentacione destinacione fiktive, mes së cilave ishte dhe Shqipëria, por lënda djegëse nuk ka ardhur asnjëherë në vendin tonë.

Ky grup kriminal, prej vitesh kishte ndërtuar një mekanizëm të sofistikuar mashtrimi ndaj shtetit dhe konsumatorëve, pasi që nga fillimi i vitit 2025, janë shpërndarë mbi 1.34 milionë litra benzinë dhe më shumë se 212 mijë litra tretës kimikë, raporton media greke Protothema. Organizata nga e gjithë kjo arriti përfitimin e të paktën 3 milionë euro.

Sakaq, hetimet e autoriteteve sollën dhe mbylljen e aktivitetit për tetë pika të shitjes së karburanteve në Greqi, kryesisht në Atikë, Trikala, Epir dhe Lakoni. Po kështu, u zbuluan dhe magazine me depozita të paligjshme të lëndëve djegëse.

Grupi kriminal udhëhiqej nga një 39-vjeçar, i cili e kishte ndarë punën në dy skema.

Skema e parë: Tretës kimikë nga jashtë për falsifikim karburantesh

Uniformat blu helene shpjeguan se në skemën e parë të përdorur prej grupit kriminal, bëhej importimi i tretësve kimikë nga kompani në Bullgari. Këto kompani, ishin thjesht të regjistruara formalisht në shtetin bullgar. Më pas, produktet futeshin në mënyrë ilegale në Trikala dhe bëhej përzjerja e tyre me karburantin, për të përfunduar kështu në pikat e shitjes për konsumatorët. Kjo është në dëm të këtyre të fundit, pasi merrnin një produkt të përzjer dhe jo realisht për atë se çfarë paguanin dhe mendonin se merrnin.

Skema e dytë: Shqipëria si “destinacion fiktiv”

Në skemën e dytë, del në pah Shqipëria, por vendi ynë nuk ka “faji”. Sipas autoriteteve greke, grupi i dytë kriminal përdorte një mekanizëm të sofistikuar “eksportesh fiktive”. Në doganat e Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë, ngarkesat e benzinës së këtij grupi kriminal, deklaroheshin si të destinuara për kompani shqiptare. Në realitet, karburanti nuk hynte kurrë në Shqipëri, por mbetej në tregun grek, ku shitej në mënyrë të paligjshme pa paguar taksat dhe detyrimet doganore.

Kjo metodë, u mundësonte kontrabandistëve të shmangnin detyrimet fiskale dhe të jepnin përshtypjen e një tregtie legale. Në disa raste, përdorej edhe naftë nga Italia për të mbuluar boshllëqet në dokumentacionin doganor.

Mashtrim i dyfishtë ndaj shtetit dhe qytetarëve

Hetuesit zbuluan se grupi përdorte programe të paligjshme kompjuterike për të manipuluar sistemet e pompave, duke dorëzuar deri në 25% më pak karburant se sasia e shënuar, ndërsa konsumatorët paguanin për të plotën.

Përveç benzinës dhe tretësve, organizata shpërndante edhe naftë detare pa fatura, të cilën e shiste në banesa të ndryshme në Atikë si karburant për ngrohje, me çmime më të ulëta.

Ky rast tregon se si kontrabanda e karburanteve funksionon përmes një rrjeti ndërkombëtar që përfshin disa vende të Ballkanit. Shqipëria, ndonëse nuk ishte destinacion real i karburanteve, u përdor si pikë kyçe në dokumentacionin fiktiv për të fshehur gjurmët e aktivitetit kriminal.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

05/11/2026

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

05/11/2026

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

05/11/2026

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

05/11/2026

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

05/11/2026

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

05/11/2026

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

05/11/2026

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

05/11/2026

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

05/11/2026

Qeveria miraton edhe kompensimin për transportin publik! Karburanti 50 lekë për litër, fondi 209 milionë lekë, ja afati i kërkesave

05/11/2026

VKM/ “Certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit”- Qeveria miraton rregullat e reja për resortet mikse, ja sa do ndahen për turizëm dhe për banim

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi!

05/11/2026

“Të keqen e sjell politika”- Ibsen Elezi: Protestat janë revoltë ndaj sistemit politik, por “Flamingove” iu mungon përfaqësimi!

05/11/2026

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi regjistron dy dosje ndaj kreut të BIA dhe ministrit të Drejtësisë!

05/11/2026

“Pastrohu njëherë nga hajdutllëku, pastaj… / Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos shpërthen ndaj Veliajt: PS-në nuk e merr dot, Rama është ustai!

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…
  • Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.