• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Izraeli planifikon të fusë Greta Thunberg dhe aktivistët që arrijnë në Gaza në një burg terroristësh

31/08/2025
in Botë
Izraeli planifikon të fusë Greta Thunberg dhe aktivistët që arrijnë në Gaza në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t’i shndërruar në një flotë policie është strategjia që thuhet se po propozohet nga Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, për anëtarët e misionit më të madh ndonjëherë që do të lundrojë drejt Gazës, ku përfshihet edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg.

Thunberg shoqërohet, ndër të tjera, nga aktorja amerikane Susan Sarandon, aktori i Game of Thrones, Liam Cunningham dhe Ada Colau, ish-kryetarja e bashkisë së Barcelonës, në atë që po quhet “misioni më i madh i solidaritetit” në histori.

Një takim i mbyllur pritet të dielën në rezidencën e kryeministrit Netanjahu, në prani të zyrtarëve të sigurisë dhe Ministrit të Sigurisë Kombëtare, për të vendosur mbi planin operativ që do të zbatohet kundër më shumë se 200 aktivistëve.

Pjesëmarrësit vijnë nga 44 vende dhe do të lundrojnë nga katër porte të ndryshme – Barcelona, Sicilia, Greqia dhe Tunizia. Ky është konvoji më i madh që ka lëvizur ndonjëherë drejt Izraelit, me Tel Avivin që po përballet me sfida të mundshme jo vetëm në fushën diplomatike, por edhe në atë ushtarake.

Këtë herë, raportohet se Ben-Gvir synon t’i sugjerojë Netanyahut që të mos kufizohet vetëm në arrestime të lehta dhe deportime të shpejta, por në një taktikë penguese.

Të enjten, ministri thirri në zyrën e tij zyrtarë të lartë nga policia dhe shërbimi korrektues. Sipas Israel Hayom, pas takimit, u formulua një plan që do t’i vihet në dijeni kryeministrit, i cili parashikon që aktivistët të mbahen në burgje nën një regjim të ngjashëm me atë të terroristëve, në Kjiot dhe Damon (për gratë). Kjo do të thotë se ata s’do të kenë akses në televizion ose radio, nuk do të kenë ushqime cilësore dhe paraburgimi do të jetë i zgjatur, jo vetëm brenda natës.

Arsyetimi ligjor, siç u tha, bazohet në faktin se aktivistët do të përpiqen të hyjnë në një zonë të kufizuar ushtarake, ndërsa është planifikuar gjithashtu të mblidhen prova përmes fotografive të personave të lidhur me organizatat terroriste.

I njëjti plan përfshin sekuestrimin e anijeve me qëllim përdorimin e tyre nga policia si mjete operative për misione detare.

Pavarësisht faktit se Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Jashtëm Gidon Saar e kishin paraqitur menaxhimin e konvojit të Greta Thunberg si një sukses, për shkak të reagimit të shpejtë dhe shmangies së tensioneve diplomatike, qarqet e Ben-Gvir argumentojnë se kjo taktikë “e butë” nuk i pengoi disa aktivistë të ktheheshin.

Të njëjtat qarqe theksojnë se, nëse strategjia miratohet këtë herë, “pas disa javësh në Kjiot dhe Damon, ata do të pendohen që kanë ardhur”.

Më të lexuarat

  • Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha i zbulon planet Ramës: Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Taulant Balla

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Magyar “shkund” perandorinë e 4iG/ Aksionet e pronarit të One Albania bien me 14.5%

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nxjerr nga sirtari “Shtetin Bektashi”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kullat, SPAK dhe qelia: Ilir Shtufi kthehet kundër Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “S’kemi ushqim, do hamë macet!”/ Zbardhen komunikimet e rusëve në front, komandantët kërcënojnë ushtarët: Do ju vrasim, nëse nuk pushtoni objektivin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KLSH godet ministrinë e Gonxhes/ Vjedhje, abuzime, afera, punësime dhe mungesë vizioni, ja batërdia me kulturën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vrasja e portugezit, pas ‘Principotes’ në Ksamil fshihet një grup kriminal, beach bari në emrin e një 70-vjeçareje nga Hasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri në Vlorë: Pse kryetarja e Unionit të Inxhinerëve gënjen për përgjegjësinë e ISHTI?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!