• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Kina synon të trefishojë prodhimin e çipave të inteligjencës artificiale në garën me SHBA-të

27/08/2025
in Botë
Kina synon të trefishojë prodhimin e çipave të inteligjencës artificiale në garën me SHBA-të

Kompanitë kineze të çipave po planifikojnë të trefishojnë prodhimin e procesorëve për inteligjencë artificiale gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa Pekini nxiton të kapë hapin me SHBA-të për zhvillimin e teknologjive më të avancuara.

Një fabrikë e re e dedikuar për prodhimin e çipave të Huawei pritet të nisë punën në fund të këtij viti, ndërsa dy të tjera do të hapen vitin e ardhshëm, raportojnë burime të njohura me planet. Kapaciteti i tyre i kombinuar, kur të arrijë maksimumin, mund të tejkalojë prodhimin aktual të Semiconductor Manufacturing International Corporation (SMIC), fabrika më e madhe e çipave në Kinë. Aktualisht, Huawei është klienti kryesor i SMIC për linjat më të avancuara prej 7 nanometrash, të cilat edhe vetë kompania planifikon t’i dyfishojë në vitin 2025.

Kjo rritje pritet të hapë hapësirë për dizajnues më të vegjël kinezë, si Cambricon, MetaX dhe Biren, të cilët mund të marrin më shumë kapacitete prodhimi të SMIC, duke forcuar konkurrencën në tregun kinez pas kufizimeve të SHBA-së për eksportin e çipave të Nvidia.

Një element kyç në këtë proces është DeepSeek, startup-u kryesor i AI-së në Kinë, që ka prezantuar një standard të ri (FP8) për trajnim dhe përdorim të modeleve gjuhësore, i përshtatur posaçërisht për çipat e rinj vendas. Njoftimi i saj ka rritur ndjeshëm çmimet e aksioneve të kompanive kineze të çipave, si Cambricon dhe SMIC.

Huawei me modelin 910D dhe Cambricon me 690 konsiderohen produktet më të përparuara për të mbështetur standardet e DeepSeek. Sipas ekspertëve, kjo strategji mund të kompensojë hendekun teknologjik me Nvidia, edhe nëse çipat kinezë mbeten disa gjenerata prapa.

Krahas procesorëve, Kina po përparon edhe në prodhimin e memorieve me shpejtësi të lartë (HBM). Kompania CXMT po teston versionin HBM3, vetëm një gjeneratë pas produkteve më të avancuara që përdoren sot nga Nvidia.

Shteti kinez po jep mbështetje të fuqishme politike dhe financiare për këtë sektor. Këshilli i Shtetit ka bërë thirrje këtë javë për rritjen e përdorimit të AI-së dhe për zhvillimin e koordinuar të kërkimit, prodhimit dhe komercializimit. Cambricon ka marrë këtë vit leje për të mbledhur 600 milionë dollarë, ndërsa katër prodhues më të vegjël, përfshirë Biren dhe MetaX, po përgatiten për dalje në bursë, me rreth 3 miliardë dollarë të mbledhur në raundet para-listimit.

“Epërsia e Nvidias nuk është ndërtuar nga një kompani e vetme, por nga një ekosistem i tërë perëndimor. Edhe Kina ka nevojë për një ekosistem të tillë”, kishte deklaruar themeluesi i DeepSeek, Liang Wenfeng.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!