AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Biznesi është i keq”, si po e dëmton lufta tregtare provincën ekonomike kryesore të Kinës

by SHT Media
25/08/2025
in Botë
6
0
“Biznesi është i keq”, si po e dëmton lufta tregtare provincën ekonomike kryesore të Kinës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë periudhës së lulëzimit të prodhimit me kosto të ulët në Kinë, qyteti Houjie ishte i njohur për këpucëtarët e tij dhe jetën e zhurmshme të natës që ofronte për mijëra blerës vendas dhe të huaj që e vizitonin çdo vit.

Si shumë qytete të tjera në provincën e Guangdongu-t, edhe Houjie lulëzoi pasi Kina u bë fuqia kryesore eksportuese në botë, dhe kjo provincë jugore u shndërrua në një fushë prove për kapitalizmin dhe investimet e huaja, si shtëpia e zonave të para speciale ekonomike të vendit.

Por tani sipas banorëve shumë prej fabrikave të saj janë bosh, dhe restorantet e biznese përreth po vuajnë, ndërsa tensionet tregtare të shkaktuara nga presidenti amerikan Donald Trump po përkeqësojnë rënien strukturore të prodhimit me kosto të ulët dhe sentimentin e dobët të konsumatorëve.

Zhvendosja e prodhimit në Azinë juglindore e ka lënë të izoluar dhe të vetëm kuzhinierin Li Jilei, që u zhvendos në qytetin industrial të Houjie para më shumë se një dekade në kërkim të punës. “Biznesi është i keq… shumë fabrika janë larguar,” tha Li. “Por fëmijët tanë janë në shkollë këtu. Nuk mund të zhvendosemi.”

Kina dhe SHBA-të janë të përfshira në negociata të zgjatura për tregtinë. Ndërsa Uashingtoni ka ulur tarifat shtesë mbi mallrat kineze në 30 për qind gjatë negociatave, askush nuk dyshon për ndikimin që kanë tarifat e rritura dhe pasiguria e shtuar. Me eksportet që arritën gati 821 miliardë dollar vitin e kaluar, Guangdongu është i prekur.

“Do të jetë shumë e madhe,” tha Alicia García-Herrero, ekonomiste kryesore për rajonin Azi-Paqësor në “Natixis“. “Kompanitë në Guangdong janë në zemër të luftës tregtare.”

Ndërsa faktorë të tillë si ngadalësimi i sektorit të pronave dhe kërkesa e brendshme në rënie filluan të ndikojnë “shumë kohë para” tarifave të këtij viti kundër mallrave kineze, sulmi i fundit tregtar i Uashingtonit do të godasë perspektivat e rritjes së rajonit, tha ajo.

“Nuk është një provincë që po ecën aq mirë sa dikur,” shtoi García-Herrero. “Diçka nuk po funksionon si duhet.”

Guangdongu u rrit vetëm me 3.5 për qind vitin e kaluar, duke mos arritur objektivin për herën e tretë radhazi dhe duke mbetur shumë nën normën kombëtare prej 5 për qind.

Shenzheni, një qendër teknologjike dhe një nga qytetet më të pasura të Kinës, ishte i vetmi qytet në provincë që arriti një rritje më të lartë se mesatarja kombëtare në vitin 2024.

Rritja vjetore në kryeqytetin provincial, Guangzhou, ishte vetëm me 2.1 për qind. Foshan, qyteti fqinj i njohur për prodhimin e mobilieve dhe pajisjeve shtëpiake, u rrit me 1.3 për qind.
Ekonomia e Shantou, një qytet bregdetar që ishte një nga zonat origjinale speciale ekonomike të Kinës, u rrit vetëm me 0.02 për qind.

Kredencialet eksportuese të provincës datojnë që nga shekulli i 17-të, kur ishte një nga vendet e para në Kinë që ishte pjesërisht e hapur për tregtarët e huaj. Në vitin 1957, pas panairit të parë të Cantonit, u bë kanali përmes të cilit kryhej pjesa më e madhe e tregtisë së jashtme të Kinës.

Prodhimi i brendshëm bruto për frymë në Guangdong u rrit më shumë se 220 herë në 40 vitet nga 1978-ta deri në 2018-ën. Sot, ekonomia e saj është pak më e madhe se ajo e Koresë së Jugut.

Por edhe para rizgjedhjes së Trump-it, largimi i prodhimit me kosto të ulët drejt qendrave më të lira kishte dëmtuar vrullin e rritjes së provincës.

E nxitur nga spekulimet intensive gjatë viteve të lulëzimit, çmimet e pasurive të paluajtshme në provincë kanë qenë më të ngadalta në rimëkëmbje krahasuar me rajonet e tjera të pasura. Ajo është gjithashtu shtëpia e disa prej zhvilluesve më të mëdhenj dhe borxhlinj të Kinës, përfshirë “Evergrande“, “Kaisa“, “Vanke” dhe “Country Garden”.

Analistët thonë se rënia ka kontribuar edhe në besimin e brishtë të konsumatorëve dhe bizneseve, me tregues si shitjet me pakicë që performojnë ndjeshëm më keq se mesatarja kombëtare.

Ngadalësimi në Guangdong ka gjithashtu implikime kombëtare.

Provinça kontribuon më shumë në të ardhurat nga taksat për qeverinë qendrore sesa çdo provincë tjetër. Në vitet e fundit, një ngadalësim kombëtar ka bërë që Pekini të ridrejtojë një pjesë më të madhe të atyre të ardhurave për të stimuluar rritjen në rajonet më të varfra.
“Ekonomia në përgjithësi nuk po ecën shumë mirë, por ju duhet të paguani taksat,” tha Sam Kwok, analist në “Fitch Ratings”.

Ndërsa eksportet kanë qenë një ndihmë jetike për ekonominë kineze vitet e fundit, García-Herrero e “Natixis” tha se tensionet e fundit tregtare amerikane po shtyjnë edhe eksportuesit e teknologjisë së lartë, si prodhuesi i makinave elektrike “BYD” me bazë në Guangdong, që të shikojnë për ta zhvilluar prodhimin jashtë vendit.

Anulimi nga Trump i përjashtimeve tatimore të quajtura “de minimis” për dërgesat me vlerë të vogël do të godasë gjithashtu Guangdong-un në mënyrë disproporcionale, duke pasur parasysh që shumë furnizues të “Shein” dhe “Temu”, dy nga përdoruesit më të mëdhenj të këtij përjashtimi, janë bazuar në provincë.

Pak vende e përmbledhin më mirë premtimin e ngecur të modelit eksportues të Guangdong-ut sesa Ronggui, një nën-distrikt prodhimi në deltën e lumit Pearl.

Ronggui ishte i pari qytet që arriti një prodhim total industrial mbi 100 miliardë renminbi (valuta vendase). Por rritja e Ronggui-t, e cila mbështetet në prodhimin e kondicionerëve dhe frigoriferëve, ka ngelur në vend. Marzhet për produkte të nivelit të mesëm kanë rënë, ndërsa industritë teknologjike të larta janë zhvilluar në vende të tjera.

Rritja në Foshan-in fqinj ka rënë gjithashtu ndjeshëm. “Po arrij të siguroj jetesën time,” tha Zhou Jingjing, një shitëse ambulante që shet byrekë me vlerë 6 renminbi (0.83 dollarë) jashtë një parku industrial. Ajo shtoi se të ardhurat nga stenda e saj në mbrëmje kanë pësuar rënie pasi më pak fabrika në zonë po kërkojnë që punonjësit të punojnë orë shtesë.

Liang, një punëtor metali 35-vjeçar në një fabrikë frigoriferësh në Ronggui, tha se të ardhurat e tij mujore kanë rënë në rreth 7 mijë renminbi nga 9 mijë renminbi gjatë dy viteve të fundit pasi kërkesa për eksport gjatë periudhës së Covid-it u zbeh.

Ndërsa ishte i sigurt se fabrika do t’i siguronte të ardhura të qëndrueshme, vlera e pronës së tij ka pësuar gjithashtu rënie për shkak të ngadalësimit të tregut të pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin.“Kam një hipotekë këtu dhe fëmijët e mi janë në shkollë,” tha ai. “Nuk guxoj të dal të gjej punë tjetër.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

06/11/2026

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

06/11/2026

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

06/11/2026

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

06/11/2026

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

06/11/2026

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

06/11/2026

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

06/11/2026

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

06/11/2026

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

06/11/2026

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

06/11/2026

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

06/11/2026

Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

06/11/2026

Tirana pret Samitin Europian për Investimet, analisti: Një mundësi e artë për Shqipërinë, ta shfrytëzojmë!

06/11/2026

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

06/11/2026

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!
  • Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.