AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

by SHT Media
22/08/2025
in Politikë
6
0
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 3900 ndërhyrje për shuarjen e flakëve janë regjistruar vetëm këtë vit në të gjithë vendin, duke shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të zjarreve, kryesisht në pyje dhe kullota. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se në shumicën e rasteve flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë.

“Kemi rreth 3981 vatra dhe ndërhyrje për shpëtim gjithsej. Ku nga këto 3120 kanë qenë vatra zjarri në pyje dhe kullota. Pjesa më madhe e ndërhyrjeve kanë qenë në zonat me pishë, bredh, por edhe në zonat periferike të qyteteve dhe të fshatrave ku vetë banorët kanë qenë ata që kanë krijuar vatrat e zjarrit duke bërë pastrimet e pemëtarive dhe kullotave të tyre”, deklaroi drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara.

Në krahasim me një vit më parë, situata paraqitet dukshëm më problematike.

“Nëse marrim vitin e kaluar me këtë vit, vetëm për dy muaj ne kemi mbi 1200 vatra zjarri në pyje e kullota gjë e cila ka bërë të ketë një trend në rritje. Të paktën jemi rritur me 12%. Pra nëse në një javë ne kishim 6 apo 7 vatra zjarri vitin e kaluar, këtë vit ne kemi patur 13 vatra zjarri pothuajse në çdo javë” shprehet drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara.

Cara thotë se pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve zjarrfikëse, infrastruktura mbetet një ndër sfidat kryesore. Automjetet zjarrfikëse nuk arrijnë dot në shumë prej vatrave për shkak të terreneve të paarritshme, gjë që e bën ndërhyrjen më të vështirë dhe të zgjatur.

“Infrastruktura është ajo që t’i të hasësh vështirësi në çdo rast kur automjetet zjarrfikëse nuk aksesojnë deri pranë vatrës së zjarrit dhe vështirësia për ta menaxhuar një vatër zjarri është më e madhe dhe kërkohet përveç forcave tokësore për ta menaxhuar kërkohet dhe ndihmë nga ajri”, thotë Arben Cara, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës.

Zonat më problematike, ku ndërhyrjet kanë qenë më të vështira dhe flakët më të rrezikshme, përfshijnë: Delvinën, Shpiragun, Poliçanin, Fushë-Arrëzin dhe Gramshin.

Sakaq, policia deklaroi më herët se nga qershori e deri më tani, autoritetet kanë identifikuar 137 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. 46 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 91 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Zjarret vazhdojnë të jenë një kërcënim serioz për mjedisin, pronat dhe jetën e qytetarëve, ndërsa autoritetet bëjnë apel për më shumë ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga komunitetet lokale, si dhe nga vetë banorët që të mos shkaktojnë vatra zjarri.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

06/11/2026

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

06/11/2026

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

06/11/2026

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

06/11/2026

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

06/11/2026

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

06/11/2026

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

06/11/2026

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

06/11/2026

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

06/11/2026

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

06/11/2026

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

06/11/2026

Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

06/11/2026

Tirana pret Samitin Europian për Investimet, analisti: Një mundësi e artë për Shqipërinë, ta shfrytëzojmë!

06/11/2026

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

06/11/2026

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!
  • Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.