• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Tavo nxjerr pamjet e qytetarëve që hedhin mbeturina në rrugë: Gjobë për këdo që ndot Himarën

22/08/2025
in Politikë
Tavo nxjerr pamjet e qytetarëve që hedhin mbeturina në rrugë: Gjobë për këdo që ndot Himarën

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka publikuar këtë të premte, më 22 gusht, në rrjetet sociale pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë qytetarë dhe pushues duke hedhur mbeturina në rrugë dhe në trotuare, jashtë zonave të caktuara për grumbullimin e tyre.

Në postimin e tij, kryebashkiaku Tavo paralajmëron ndëshkime me gjoba për të gjithë shkelësit e rregullave të pastërtisë publike.

“Mbetjet në hapësirat publike, gjobë për këdo që ndot qytetin! Në videot e mëposhtme shihet qartë se qytetarë dhe pushues kanë hedhur mbeturinat në të njëjtin vend. Aty nuk ka një kosh për mbeturinat – është thjesht një trotuar! Madje aty ka edhe një tabelë ndaluese, por përsëri mbeturinat janë lënë pikërisht pranë saj. Kjo sjellje është e papranueshme, dëmton mjedisin, shëndetin publik dhe imazhin turistik të Himarës.”, shkruan kryebashkiaku.

Sipas Tavos, Bashkia ka nisur tashmë identifikimin e çdo individi apo subjekti që hedh mbeturinat në vende të paautorizuara, ndërsa inspektorët vendorë kanë filluar vendosjen e gjobave. Për ata që përsërisin shkeljen, parashikohen masa administrative edhe më të rënda.

“Bashkia Himarë ka nisur identifikimin e çdo individi dhe subjekti që hedh mbeturinat në vende të paautorizuara. Po vendosim gjoba ndaj tyre. Do të vijojmë me masa edhe më të rënda administrative për përsëritësit.

Himara është shtëpia jonë e përbashkët dhe një destinacion turistik i rëndësishëm. Ju ftojmë të gjithë, qytetarë e pushues, të respektoni hapësirat publike dhe të përdorni vetëm koshat dhe kontejnerët e dedikuar. Asnjë tolerim ndaj atyre që ndotin qytetin dhe hapësirat publike!”, shton ai.

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!