AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha i bën nderin e radhës Ilir Metës, i “fal” edhe tre deputetë të tjerë

by SHT Media
21/08/2025
in Politikë
6
0
Berisha i bën nderin e radhës Ilir Metës, i “fal” edhe tre deputetë të tjerë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Miku i mirë në ditë të vështirë. Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës edhe pas humbjes së zgjedhjeve.

Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, doktori do i japë  3 deputetë hua aleatit të tij, të betejave te vjetra për të krijuar një grup parlamentar.

“Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia Demokratike në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri.

Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e ri në çdo seancë dhe në çdo mbledhje të komisioneve parlamentare”, konfirmoi në një intervistë për Top Channel, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Pasja e një grupi kuvendor do të thotë benefite qoftë në minutazhin e debatit në Kuvend, por edhe në zyra dhe staf të cilat do të jenë bonus politik në aksionin parlamentar të partisë së Ilir Metës, i cili do koordinojë betejën e të tijve nga burgu.

Në prag të legjislaturës së re Sali Berisha është ende i paqartë për rrugën në të cilën do të ecë Partia Demokratike.

“Në ditët që vijnë, do të mblidhen forumet dhe do të marrin vendimet përkatëse”, paralajmëroi, kreu i PD-së, Sali  Berisha kur u pyet se çfarë do të ndodhë me mandatet e opozitës në Parlament.

“E vetmja rruge që duhet të ndjekë opozita është asnjë hap pas. Këtu i referohem betejës e Stalingradit. Nuk do ketë nga Partia e Lirisë bojkot apo dorëzim mandatesh sepse ky eksperiment i kryer rezultoi tradhti jo vetëm ndaj opozitës dhe vendit. Sigurisht do ketë protesta dhe sigurisht do ketë aksion të fortë politik”, deklaroi Blushi për Top Channel.

Për të krijuar një grup parlamentar duhen së paku 7 deputetë, ku gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mësuar se demokratët janë të gatshëm që të njëjtën praktikë ta ndjekin edhe me aleatët e tjerë për të marrë bonuset që jep rregullorja e Kuvendit ku deputetët e Partisë Demokratike do të transferohen drejt aleatëve të tjerë që Sali Berisha i strehoi në listë si Mediu, Dule dhe deputeti i Dukës, duke bërë që në legjislaturën e re opozita të ketë më së paku tre grupe parlamentare.tch

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

06/11/2026

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

06/11/2026

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

06/11/2026

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

06/11/2026

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

06/11/2026

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

06/11/2026

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

06/11/2026

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

06/11/2026

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

06/11/2026

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

06/11/2026

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

06/11/2026

Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

06/11/2026

Tirana pret Samitin Europian për Investimet, analisti: Një mundësi e artë për Shqipërinë, ta shfrytëzojmë!

06/11/2026

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

06/11/2026

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!
  • Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.