• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Mori anën e paditësve që kanë bërë pallat pa leje”, Rama: As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit

20/08/2025
in Politikë
“Mori anën e paditësve që kanë bërë pallat pa leje”, Rama: As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri për çështjen e lirimit nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente për zyrat e reja të Kadastrës në Tiranë.

Ai shprehet se gjyqtari Hazbi Balliu, për të cilin ka rëndësi vetëm fakti që te zyrat e vjetra të ASHK-it nuk ka pasur viktima deri tani, i janë dashur më pak se 10 minuta për ta marrë vendimin në favor të palës paditëse që i ishte konfiskuar.

Madje duke bërë analizë logjike, kryeministri shpjegon se ndërkohë materialet që iu vunë në dispozicion për shqyrtim magjistratit, kërkonin më shumë se 9 minuta kohë nga ajo që ka zgjatur seanca sipas regjistrimit zyrtar në sistemin e Gjykatës.

“As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti, nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…”, shkruan kreu i qeverisë në një reagim të dit në rrjetin social facevook, ditën e sotme.

Ai e shoqëron postimin edhe me një foto të regjistrimit të të dhënave të seancës, ku bie në sy nisja e saj më 31 korrik 2025, në orën 14:30 dhe mbyllet në 14:39 e sigluar në kompjuterin e institucionit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk do të vendoset në godinën e një pallati pa leje të konfiskuar nga qeveria, pasi gjyqtari e quajti këtë zhvendosje jo të domosdoshme, sipas Ramës. Arsyetimi i vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu është publikuar nga kryeministri ditën e djeshme, teksa bëri thirrje që qeveria e gjyqësorit të zgjohet.

Edhe më herët Rama e kishte kritikuar vendimin e tij, duke e cilësuar edhe si “gjyqtar të pacipë”, teksa vë në dukje se muret dhe tavanet e Kadastrës së vjetër po rrëzohen dhe punonjësit mbahen peng të këtij vendimi, pasi nuk mund të transferohen dot.

Më 18 qershor Komisioni i Objekteve të Konfiskuara kishte vendosur kalimin në këtë objekt të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, godina e cilës është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019, por gjyqtari Balliu e ka anuluar këtë vendim duke vendosur sigurim padie me kërkesë të pronarit, objekt për të cilin ndërtuesi dhe shteti janë akoma në beteja gjyqësore.

Ky pallat u vë në qendër të vëmendjes së debatit politik në vend edhe në momentin kur u sekuestrua në vitin 2022, pasi aty kishte biznesin deputeti i atëhershëm i PD, sot kryetar i “Mundësia”, Agron Shehaj. Ai akuzoi për sulm politik, ndërsa institucionet thanë se pallati ishte një godinë me plot 560 m2 pa leje. Pronarë të pallatit janë dy vëllezërit biznesmenë Thanas dhe Robert Biqiku, të cilët administrojnë edhe kompaninë RT Max

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!