• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Berisha: Rama do të llogarisë si turistë edhe pasagjerët që kalojnë transit në Rinas

19/08/2025
in Politikë
Berisha: Rama do të llogarisë si turistë edhe pasagjerët që kalojnë transit në Rinas

Sali Berisha thotë se turizmi këtë vit në Shqipëri ka pësuar rënie drastike të shifrave, pavarësisht manipulimeve që ai thotë se qeveria bën.

“Ne kemi denoncuar siç ju kujtohet vjet, me forcën më të madhe rënien dramatike të turizmit dhe kemi vazhduar të denoncojmë. Këtë vit ka qenë dhe më e madhe. Problemi është këtu. Konfuzioni në shifra, vjen nga konfondimi në Shqipëri i pasagjerit me turistin. Në përcaktimin e Organizatës Botërore të Turizmit, edhe vizitori duhet të dallohet nga turisti. Dhe pasagjeri nuk mund të llogaritet në turizëm. Pasagjeri që kalon transit nuk është as vizitor, as turist. Këta marrin shifrat e aeroportit të Rinasit dhe i servirin si turizëm”, tha Berisha në një konferencë për mediat, raporton A2 CNN.

“Por ky vit ka qenë katastrofë në radhë të parë për jugun e Shqipërisë. Siç është dëshmuar me mijëra, mijëra shtretër hotelesh dhe shtëpish, bosh. Ky vit ka qenë i dobët dhe për Durrësin, zonën nga Durrësi gjer në Spille, e cila ç’është e vërteta me Golem, Qerretin, Karpenin e këto është përgjegjës për 70% të shtretërve të turizmit në Shqipëri. Dhe ka qenë në nivel qartësisht të ulët. Turizmi filloi mirë në vendet turistike të veriut, ku zakonisht 80-90% e tyre janë të huaj, por aty Edi Rama me një akt barbarie të vërtetë, ndërhyri dhe rrafshoi 100 ndërtime që të gjitha në tokën e të zotëve dhe të gjitha në zonën e lejuar urbane të ndërtimeve. I dha një goditje. Me mijëra turistë, pasi panë pamjet anuluan porositë që kishin bërë në Theth dhe në zona të tjerë të veriut. Këta do përpiqen, thashë siç përdorën naftën e Kosovës për eksport, se në Porto Romano shkarkohet anija, është port energjetik, me destinacion Kosovën, mundet dhe Serbinë Jugore, nuk mund të them. Por po kështu do ta mbushin numrin me pasagjerët e Rinasit”.

Më të lexuarat

  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!