• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

E konfirmon Kremlini: Trump dhe Putin do të takohen në ditët në vijim

07/08/2025
in Botë
E konfirmon Kremlini: Trump dhe Putin do të takohen në ditët në vijim

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të zhvillojnë një takim në ditët në vijim. Lajmi është konfirmuar nga një këshilltar i Kremlinit, ndërsa përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë po intensifikohen.

Ndihmësi i Putin, Yury Ushakov tha sot, më 7 gusht, se është e vështirë të përcaktohet se sa do të zgjasin përgatitjet, por si pikë referimi është dakordësuar që takimi të mbahet javën e kaluar. Po ashtu bëri me dije se edhe vendi i takimit është përcaktuar, por nuk ka zbuluar detaje.

“Sipas propozimit të palës amerikane, është arritur në parim një marrëveshje për të zhvilluar një takim dypalësh në nivelin më të lartë në ditët në vijim, pra një takim mes presidentit Vladimir Putin dhe Donald Trump”, tha ai për mediat ruse.

Deklarata vjen pasi Trump tha më herët se kishte “një mundësi të mirë” për të zhvilluar një takim të drejtpërdrejtë me liderët e Rusisë dhe Ukrainës “shumë shpejt”, për të diskutuar një marrëveshje paqeje.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën në mbrëmje, Trump u pyet nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin kishin rënë dakord për një samit trepalësh. Ai u përgjigj se ekzistonte “një perspektivë shumë e mirë”, pa dhënë më shumë detaje.

Por në reagimin e Ushakov, duket se kjo ide është rrëzuar nga pala ruse.

“Propozojmë, para së gjithash, të fokusohemi në përgatitjen e një takimi dypalësh me Trump-in dhe e konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme që ky takim të jetë i suksesshëm dhe produktiv”, theksoi ndihmësi i Putin.

Komentet e presidentit amerikan erdhën pasi i dërguari i tij, Steve Witkoff, zhvilloi bisedime në Moskë me presidentin Putin, të cilat Trump i përshkroi si “shumë produktive”. Nga ana e saj, Kremlini publikoi një deklaratë të shkurtër, duke i cilësuar bisedimet “konstruktive” dhe duke theksuar se palët kishin shkëmbyer “sinjale”.

Ndërsa sot, Ushakov shtoi se në takimin mes Putin-it dhe Wittkoff u diskutua për “vazhdimin e punës së përbashkët për zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe se Rusia po informon miqtë dhe partnerët e saj mbi rezultatet e këtij takimi”.

Witkoff ka udhëtuar në Moskë katër herë që nga fillimi i vitit dhe pas çdo vizite, Trump ka shprehur optimizëm për një armëpushim të mundshëm. Megjithatë, muajin e kaluar, ai pranoi për BBC se në të katër rastet, Putin e kishte zhgënjyer.

Pavarësisht kësaj, presidenti amerikan tani po mban një ton më të matur, duke deklaruar: “Nuk e quaj një përparim… kemi kohë që punojmë për këtë. Janë mijëra të rinj që po vdesin… Unë jam këtu për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

Kujtojmë se të premten skadon afati i vendosur nga Trump për Rusinë që të pranojë një armëpushim në Ukrainë përpara se të përballet me sanksione më të rënda.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!