AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

by SHT Media
01/07/2025
in Botë
6
0
Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, përmes një njoftimi zyrtar në Departamentin e Shtetit të SHBA ka bërë të ditur një ndryshim të madh në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj, duke i dhënë fund rolit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

 “Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë dollarëve të shpenzuara gjatë dekadave, u bë e qartë se USAID ka rënë shumë poshtë standardeve për të avancuar interesat e kombit tonë.”-thekson Rubio në deklaratë.

Ai shton se, megjithëse USAID kishte “dekada dhe një buxhet të pafund nga taksapaguesit” për të promovuar ndikimin amerikan dhe zhvillimin ekonomik në botë, rezultatet kanë qenë të dobëta.

Në deklaratë thuhet se:

“Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, objektivat e zhvillimit janë rrallë arritur, paqëndrueshmëria shpesh është përkeqësuar, dhe ndjenja anti-amerikane është rritur. Në vitin 2023, vendet e Afrikës nën-Sahariane votuan me SHBA vetëm 29% të kohës në OKB, pavarësisht se kanë marrë 165 miliardë dollarë ndihma që nga 1991. Shpenzimet prej 9.3 miliardë dollarësh në Gaza dhe Bregun Perëndimor kanë krijuar më shumë ankthe sesa mirënjohje ndaj SHBA.”-thuhet në deklaratë.

Rubio kritikon ashpër mënyrën sesi USAID ka funksionuar, duke thënë se agjencia “shpesh promovonte ide dhe grupe anti-amerikane” dhe e kishte modelin e saj të ndihmës si një “bamirësi” dhe jo si instrument të politikës së jashtme që shërben për interesat amerikane.

Nga ana tjetër Rubio njofton se:

“Nga 1 korriku, USAID do të ndalojë zyrtarisht zbatimin e ndihmave të huaja. Programet që përputhen me politikat e administratës do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku do të ofrohen me më shumë përgjegjësi, strategji dhe efikasitet. Do të prioritizojmë tregtinë mbi ndihmën, mundësinë mbi varësinë dhe investimet mbi ndihmën.”-

Rubio thekson gjithashtu se shumë vende që kanë marrë ndihma janë bërë të varura dhe duan më shumë investime që i fuqizojnë për zhvillim të qëndrueshëm sesa ndihma të vazhdueshme. Ai citoi shembuj nga Afrika dhe Amerika Latine ku qytetarë kërkojnë “të mësojnë të peshkojnë, jo thjesht të marrin peshq”.

Në fund, Rubio shpreh bindjen se kjo reformë do ta vendosë SHBA-në në një pozicion më të fortë kundër modeleve shfrytëzuese të ndihmës, si ai i Kinës, dhe do të sjellë një “epokë të re partneriteti global, paqeje, investimesh dhe prosperiteti.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

18/10/2026

Protestat në Francë, reagon Macron: Do mbajnë përgjegjësi ata që donin të tradhëtonin Republikën

18/10/2026

Macron: Zemërim dhe turp! Kush ka shkatërruar duhet të paguajë dhe të dëmshpërblejë

18/10/2026

VIDEO / Protestuesit strehohen në PD, policia hedh gaz pranë selisë blu, tensione në oborr

18/10/2026

10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli

18/10/2026

“Berisha është zjarrvënësi i Shqipërisë” / Zef Brozi: Financon molotovistët, SPAK po nxit dhunën

18/10/2026

“Janë qytetarët tuaj që kanë dalë në rrugë”, Moska i përgjigjet Ramës për ndërhyrje në protestat në Shqipëri

18/10/2026

“Dhuna sjell vitin ‘97”, profesori amerikan Daniel Serwer: Çdo ndryshim duhet të vijë vetëm përmes votës

18/10/2026

Protestë edhe para Parlamentit, sulmohen me molotovë efektivët e policisë

18/10/2026

Ditën gurë në bulevard, në mbrëmje plaçkitje në biznese

18/10/2026

“Nuk është protestë studentore, por…”/ Meçe: Berisha, Shehaj dhe Qori, bashkim për destabilizimin e Shqipërisë

18/10/2026

Nga Lisbona, Milano e deri në Tiranë… The Guardian shkrim për protestat nëpër Europë

18/10/2026

Pamje të rënda, protestuesit sulmojnë efektivin pas shpine dhe e “masakrojnë” me shkelma dhe shkopinj druri

18/10/2026

Në kërkim të negociatorit të paqes

18/10/2026

VIDEO / Rikthehet “mitralozi” i fishekzjarreve, kush është i maskuari që sulmon Policinë dhe pse nuk është ndaluar?

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës
  • Protestat në Francë, reagon Macron: Do mbajnë përgjegjësi ata që donin të tradhëtonin Republikën

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.