• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Izraeli bën bilancin: Kostoja e luftës ndaj Gazës arrin 37.5 miliardë euro

30/06/2025
in Botë
Izraeli bën bilancin: Kostoja e luftës ndaj Gazës arrin 37.5 miliardë euro

Të shpallësh luftë ndaj një shteti vjen me shpenzime të mëdha. Të tilla janë dhe ato të Izraelit.

Vlerësohet se të paktën 37.5 miliardë është kostoja e Izraelit ndaj Gazës. Ky vlerësim merret për bazë që prej ditës së parë së konfliktit, më 7 tetor 2023.

Për secilën nga 633 ditët e konfliktit, u shpenzuan mbi 58 milionë euro. Kjo u bë e ditur nga një analizë e publikuar nga Ministria e Financave dhe e raportuar nga N12.

Shifrat e detajuara në buxhetin e shtetit për vitin 2024, tregojnë se që nga fillimi i vitit 2025 vendi ka ndarë 7 miliardë shakel (1.8 miliardë ero) vetëm për shpenzimet civile të luftës, madje edhe para fushatës kundër Iranit.

Megjithatë, Ministria e Financave nuk i zbuloi kostot e sigurisë të rifillimit të luftës në vitin 2025, duke përfshirë kostot e mobilizimit të rezervave për Operacionin Tanket e Gideonit dhe shpenzimet e mëdha të fushatës kundër Iranit (Am Kalvi).

Shpenzimet e mbrojtjes u rritën nga 75 miliardë shakel-ësh (19 miliardë euro) në vitin 2022 në 168 miliardë në vitin 2024 (42.5 miliardë euro), një rritje prej 2.24 herë.

Në vitin 2023, kur shpërtheu lufta në tetor, shpenzimet e mbrojtjes arritën në rreth 98 miliardë (25 miliardë euro).

Rritja më e ndjeshme vitin e kaluar, ishte në koston e rezervave ushtarake: 32 miliardë shakel, mbi 8 miliardë euro.

Prokurimi dhe operacionet, që përfshijnë municionet dhe pajisjet ushtarake, arritën në 97 miliardë (24.5 miliardë euro), rreth 58% të të gjitha shpenzimeve të mbrojtjes.

Sipas Ministrisë së Financave, një pjesë e konsiderueshme e prokurimit të Izraelit nga Shtetet e Bashkuara u financua nga buxheti i shtetit, dhe jo vetëm nga ndihma amerikane, raporton N12.

Si përqindje e produktit të brendshëm bruto, shpenzimet e mbrojtjes u rritën nga 4.3% në vitin 2022 në 8.4% në vitin 2024.

Më të lexuarat

  • Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është bjondia që ka trazuar Shtëpinë e Bardhë, udhëtime sekrete me Trump, letra dhe fundjavat e golfit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U kap në Palasë pasi dhunoi dhe kërcënoi partneren me armë, kush është “Visi i Garave”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin: Viktimat janë babë e bir!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas ‘Besës’, Rama prezanton ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!