• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Tenton të grabisë 1500 m2 tokë në Qeparo, 65-vjeçari ‘shpik’ gjyq për pronën! Falsifikoi edhe vulën e gjykatës

28/06/2025
in Kronikë
Tenton të grabisë 1500 m2 tokë në Qeparo, 65-vjeçari ‘shpik’ gjyq për pronën! Falsifikoi edhe vulën e gjykatës

Më 8 dhjetor, në portalin E-Albania, u bë një aplikim për rregjistrimin e një vendimi gjykate, të vitit 2015, sipas të cilit Leonora Kokëdhima kishte fituar gjyqin me Ministrin e Ekonomisë, duke u shpallur pronare e një sipërfaqeje prej 1500 metrash katrorë në fshatin turistik të Qeparosë.

Agjencia e Kadastrës, iu drejtua Gjykatës së Vlorës. Por kur kryetari Enkel Peza, urdhëroi verifikimin nga kryesekretaria dhe arkiva e Gjykatës, u zbulua se në fakt nuk ekzistonte asnjë vendim gjyqësor si ai për të cilin ishte bërë aplikimi e që ishte depozituar pranë kadastrës.

Dyshimi i qartë se ndodheshin përballë një falsifikimi, çoi në një kallzim nga ana e drejtuesit Peza, të Gjykatës së Vlorës. Hetimet do të zbulonin se Leonora Kokëdhima, nuk ishte as në dijeni të çështjes, dhe se strumbullari i gjithshkaje kishte qenë i shoqi, 65-vjeçari Gjergj Kokëdhima.

Varianti fillestar i treguar prej tij ishte se vendimi është falsifikuar nga ana e tij pa ndihmën dhe dijeninë e askujt. Por  rrëfimi i tij kishte boshllëqe të dukshme, ndërsa shprehej se nuk kishte dijeni se kush ka paguar për aplikimin në Kadastër.

“Në vijim te deklarimeve, shtetasi Gjergji Kokëdhima sqaron se aplikimet nga llogaria e-albania e bashkëshortes se tij, Leonora Kokëdhima janë bere nga shtetasja Tefta Konomi. Referuar faktit se si Sonela Kerri ishte informuar dhe kishte ardhur ne disponim te faturës qe ishte për tu paguar si pjese e procedurës se aplikimit, deklaruesi sqaron se Sonela mund te ketë pasur vet kontakt me shtetasen Tefta Konomi, pasi nuk kishte njohje me Kerrin”.

Brenda një kohe të shkurtër, e gjithë skema e tij, aspak e sofistikuar ra. Kokëdhima u dorëzua dhe pranoi se gjithshka e kishte bërë vetë, pa ndihmën e askuj.

Ndërsa ndaj tij u vendos arresti në shtëpi, Prokuroria po vijon hetimet.

“Nga hetimet e deritanishme rezulton se personi nën hetim dyshohet se vetëm e ka përdorur dokumentin e falsifikuar dhe po zhvillohen hetimet nga organi procedues për të identifikuar falsifikatorin dhe bashkëpunëtorët e mundshëm në kryerjen e veprës penale dhe në varësi të hetimeve mund të ndryshojë kualifikimi dhe cilësimi juridik i veprës penale për personin nën hetim, dhe mund të shtohet e zgjerohet edhe rrethi i personave nën hetim”, – thuhet në vendimin e masës së sigurisë.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!