• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Lirimi i plazheve publike, sekuestrohen 170 çadra në Durrës, procedohen 6 persona

27/06/2025
in Kronikë
Lirimi i plazheve publike, sekuestrohen 170 çadra në Durrës, procedohen 6 persona

Në kuadër të operacionit policor “Plazhi i lirë”, që ka për qëllim lirimin e hapësirave publike, janë sekuestruar 170 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës.

Bëhet fjalë për plazhin e Vilë Bashtovës dhe në plazhin e quajtur “Rëra e Bardhë”, te Kepi i Rodonit.

Për këto raste, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për gjashtë persona: K. I., 19 vjeç, A. B., 48 vjeç, G. M., 48 vjeç, Xh., Gj., 28 vjeçe, I. B., 64 vjeç dhe E. L., 37 vjeçe, banues në Durrës, Kavajë dhe Tiranë.

Sakaq, njoftimi i policisë shton se vijon operacioni për lirimin e hapësirave publike.

“Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Vilë Bashtovës dhe në plazhin e quajtur “Rëra e Bardhë”, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 170 komplete me çadra dhe shezlongë.

Procedohen penalisht 6 shtetas.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në dy hapësira publike, në plazhin e Vilë Bashtovës dhe në plazhin e quajtur “Rëra e Bardhë”, te Kepi i Rodonit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 170 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 6 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. I., 19 vjeç, A. B., 48 vjeç, G. M., 48 vjeç, Xh., Gj., 28 vjeçe, I. B., 64 vjeç dhe E. L., 37 vjeçe, banues në Durrës, Kavajë dhe Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror“, njofton policia.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!