• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Vdiq” 30 vite më parë, kroati gjendet i gjallë

27/06/2025
in Botë
“Vdiq” 30 vite më parë, kroati gjendet i gjallë

Një rast që për dekada u konsiderua si vrasje e pazbardhur ka marrë një kthesë të papritur në Gjermani. Një burrë i zhdukur që prej vitit 1994, i shpallur i vdekur nga familja, është gjetur i gjallë në Francë.

Sipas Bild, Bëhet fjalë për Boris C., një kroat 37-vjeçar në atë kohë me banim në Viersen, Gjermani, i cili u zhduk në shtator të vitit 1994. Në atë kohë, policia gjeti makinën e tij në Dyseldorf me gjurmë gjaku brenda, çka çoi në dyshimet për një vrasje. Tre vite më vonë, familja e tij e shpalli të vdekur.

Hetimet u rihapën disa herë ndër vite, pasi në Gjermani krimi i vrasjes nuk parashkruhet. Përparimet në analizën e ADN-së konfirmuan se gjaku i gjetur në makinë i përkiste vetë Boris C.-së.

Në vitin 2024, policia dhe prokuroria në Viersen konfirmuan se Boris C. është gjallë dhe banon në Francë. Ai u identifikua dhe u mor në pyetje. Sipas autoriteteve, ai ishte larguar qëllimisht për shkak të problemeve me borxhet dhe frikës nga ndëshkimet ndaj vetes dhe familjes. Për këtë arsye, kishte inskenuar zhdukjen e tij dhe kishte lënë pas një skenë të rreme krimi, përfshirë plagët që ia kishte shkaktuar vetes. Në Francë, ai kishte ndërtuar një jetë të re dhe kishte krijuar një familje tjetër.

Zbulimi ndodhi pasi Boris C. tentoi të merrte dokumente zyrtare në Francë vitin e kaluar, përfshirë një patentë të re. Autoritetet franceze zbuluan se ai ishte shpallur i vdekur në Gjermani që në vitin 1997 dhe kontaktuan autoritetet gjermane. Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi gjithçka, duke i dhënë fund një prej rasteve më të pazakonta të zhdukjeve në Gjermani.

Ligjërisht, Boris C. mund të akuzohej, por kjo vepër është tashmë e parashkruar pas më shumë se pesë vitesh. Megjithatë, prokuroria po shqyrton nëse ka vend për ndonjë tjetër procedim penal.

Rasti ka shkaktuar bujë të madhe në opinionin publik gjerman dhe është cilësuar si një nga rastet  më spektakolarë të zgjidhur në dekadat e fundit.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!