AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Lahon e kam njohur kur isha avokat”/ Gjyqi për atentatin ndaj tij, Ndoja:  Materialet në makinë për pronat në Hamallaj nuk ishin të miat

by SHT Media
27/06/2025
in Kronikë
6
0
“Lahon e kam njohur kur isha avokat”/ Gjyqi për atentatin ndaj tij, Ndoja:  Materialet në makinë për pronat në Hamallaj nuk ishin të miat
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në gjyqin që po mbahet në GJKKO për të pandehurit Plarent Dervishajt dhe Julian Meçe lidhur me atentatin ndaj tij, ish-prokurori Arjan Ndoja është pyetur nga avokati i Dervishajt se Aleksandër Lahon, i cili ndodhej në automjet me të kur ndodhi ngjarja, për të cilin thotë se e ka njohur që kur ishte avokat.

Pyetjes nëse pse mendon se sulmi ka qenë ndaj tij, Ndoja thotë se plumbat kanë qenë drejt tij. Ish-Prokurori, deputet i zgjedhur i PD më 11 maj, pretendon se nuk ka pasur konflikte me njeri sa që t’i qëllonin me armë. I pyetur për dosjen e vjedhur nga prokuroria e Durrësit lidhur me falsifikimin e pronave në Hamallaj, ai thotë se nuk ka dijeni për dosje të vjedhur dhe se te makina e tij ka pasur materiale që ishin të një avokati.

Pjesë nga diskutimi: 

Avokati i Plaurent Dervishajt: Çfarë lidhje ka patur me Aleksandër Lahon?

Arjan Ndoja: E kam njohur nga një ngjarje të ndodhur, plagosje me thikë kam qenë avokat asokohe. U bë disa muaj që nuk kam kontakt.

Avokati: Pozicioni i tij në mjetin ku udhëtonte para atentatit?

Arjan Ndoja: Mjeti po ecte 60-70 km kam qenë i ulur në sedilen e pasagjerit. Nuk kam parë sesi është qëlluar, kam parë disa video. Ne momentin e ngjarjes nuk arrin dot si të kthesh kokën por shikon dhe ndjen sesi vijnë plumbat nga pas.

Avokati: Pse mendoni që është goditur prokurori?

Arjan Ndoja: Mjeti është i imi, po të kishin punë me personat e tjerë i kishin dhe më parë, bëj ekzistencën e faktit. Kjo është çështje këndvështrimesh, nuk kam patur konflikte sa të më gjuanin me armë. Po të shikohet tabela fotografike e makinës shihen 13 predha, unë thjesht dua të di shkakun.

Avokati: Ke përdorur numër tjetër telefoni?

Arjan Ndoja: Kam patur vetëm në momentet e fundit para ngjarjes.

Avokati: E mbani numrin e Pëllumb Muharremit?

Ndoja: Jo nuk e kam patur.

Avokati: Në mjet është gjendur një dosje hetimore në portobagazhin e mjetit, e vjedhur nga prokuroria e Durrësit lidhur me falsifikimin e pronave në Hamallaj. Çfarë dijeni keni me këtë dosje?

Ndoja: Kam dhënë sqarime në Prokurorine e Posaçme, nuk kam dijeni për dosje të vjedhur. Tek makina ime kanë qenë disa materiale që e ka patur një avokat, materialet janë të atij.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova
  • Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.