• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Në kulmin e tensioneve globale, Gjermanisë i shtohen miliarderët, ka 500 super të pasur më shumë

25/06/2025
in Botë
Në kulmin e tensioneve globale, Gjermanisë i shtohen miliarderët, ka 500 super të pasur më shumë

Në Gjermani po rritet shpejt numri i super të pasurve – 3.900 vetë posedojnë tani gati një tretën e të gjithë pasurisë financiare. Vetëm dy vende në botë kanë më shumë super të pasur se Gjermania.

Në Gjermani ndërkohë ka rreth 3.900 të ashtuquajtur super të pasur – këta janë njerëzit me një pasuri financiare mbi 100 milion dollarë. Brenda një viti numri i super të pasurve u rrit edhe me 500 persona të tjerë, pasuria e të cilëve është shtuar me 16 përqind. Kjo rritje e pasurisë ka të bëjë kryesisht me fitimet e mëdha nga kurset në tregjet ndërkombëtare të financave. Super të pasurit  posedojnë gati një të tretën e pasurisë financiare në vend.

Këta 3.900 super të pasur të quajtuar edhe “Ultra High Net Worth Individuals” (UHNWI), sipas raportit të fundit “Global Wealth Report 2025” të konsulencës së sipërmarrjeve Boston Consulting Group (BCG) bashkërisht posedojnë gati tre bilion dollar. Kjo shumë përbën 27 përqind të pasurisë financiare në tërësi të Gjermanisë. Në përgjithësi pasuria bruto e buxhetore gjermane është 22,9 bilion dollar – nga këto 11,1 bilion janë pasuri fiananciare, pra depozita bankare, letra me vlerë, pensione dhe para në dorë. 11,8 bilion dollarë janë pasuri të patundshme dhe të depozituara në të tjera vlera reale.

Gjermania e treta në botë për numrin e super të pasurve

Në mbarë botën Gjermania me 3.900 super të pasur zë vendin e tretë – pas SHBA-së me (33.000) dhe Kinës me (9.200). Edhe numri i milionerëve në dollarë është rritur në Gjermani: 678.000 vetë posedojnë ndërkohë në Gjermani një pasuri me të paktën një milion dollarë – një rritje me 65.000 krahasuar me një vit më parë.

Oxfam është kritike ndaj këtyre tendencave

Organizata joqeveritare Oxfam e sheh me sy kritik përqendrimin gjithnjë në rritje të pasurisë në vetëm pak posedues. Në raportin e saj në janar 2025 kjo organizatë tërheq vëmendjen, se miliarderet dhe miliarderët gjermanë mesatarisht përfitojnë shumë nga trashëgimia – 71 përqind të pasurisë së tyre ata nuk e kanë arritur vet, por e kanë të trashëguar. Në krahasimin në nivel botëror mesatarja është vetëm 36 përqind pasuri e trashëguar./DW

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!