• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Sulmet në Iran s’e ndalën programin bërthamor”, Pentagoni “përgënjeshtron” deklaratën e Trump

25/06/2025
in Botë
“Sulmet në Iran s’e ndalën programin bërthamor”, Pentagoni “përgënjeshtron” deklaratën e Trump

Sulmet e SHBA-ve ndaj centraleve bërthamore të Iranit nuk e shkatërruan programin bërthamor të vendit. Sipas një vlerësimi të inteligjencës së Pentagonit, sulmet ndoshta vetëm sa e vonuan për disa muaj.

Burime të njohura me një vlerësim të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) i thanë partnerit amerikan të BBC-së, CBS, se rezerva e uraniumit të pasuruar të Republikës Islamike nuk u eliminua gjatë bombardimeve.

Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë vlerësimin fillestar të dëmeve, duke e quajtur atë “krejtësisht të gabuar” dhe “një përpjekje të qartë për të zhvlerësuar” presidentin Donald Trump.

Vetë Presidenti Trump deklaroi se sulmet ajrore të së shtunës “shkatërruan plotësisht dhe në mënyrë tërësore” objektet e pasurimit bërthamor të Iranit, duke shtuar se ‘SHBA-të i hoqën nga duart bombën bërthamore Iranit”.

SHBA goditi tre objekte bërthamore në Iran, Fordow, Natanz dhe Isfahan me bomba të tipit “bunker buster”, të afta për të depërtuar deri në 18 metra beton ose 61 metra tokë para se të shpërthenin.

Por ,burime të njohura me vlerësimin e inteligjencës së Pentagonit thanë se centrifugat e Iranit janë kryesisht “të paprekura” dhe se ndikimi i sulmit ishte i kufizuar vetëm në strukturat mbi tokë.

Hyrjet në dy prej objekteve bërthamore u mbyllën, dhe një pjesë e infrastrukturës u shkatërrua ose u dëmtua. Burime anonime i thanë mediave amerikane se vlerësohet që sulmi e ka vonuar Iranin “vetëm për disa muaj, në maksimum”, dhe se rifillimi i programit bërthamor do të varet nga sa kohë do t’i duhet vendit për të pastruar rrënojat dhe për të bërë riparimet.

Po ashtu, burime të tjera konfirmuan për CBS se një pjesë e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit ishte zhvendosur para sulmeve, sipas vlerësimeve të inteligjencës.

Bomba amerikane 30 mijë paundëshe (14,000 kg), e quajtur Massive Ordnance Penetrator, mendohej të ishte e vetmja armë e aftë për të shkatërruar objektet nëntokësore të pasurimit bërthamor të Iranit.

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!