AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dubai s’është më ‘parajsë’ për kriminelët shqiptarë

by SHT Media
23/06/2025
in Kronikë
6
0
Dubai s’është më ‘parajsë’ për kriminelët shqiptarë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse vendi ynë nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë një viti janë deportuar drejt vendit tonë mbi 10 emra të njohur të botës së krimit. Tashmë për kriminelët shqiptarë, Dubai nuk është më një ‘parajsë’ ku mund të fshihen për t’ju shmangur drejtësisë.

Më 13 Mars të vitit 2024, u deportua Bruno Çobo i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK për mashtrim në bashkëpunim me persona të tjerë.

Pas Çobos, më 14 Gusht 2024 mbërritën në Tiranë njëri pas tjetrit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe të cilët ishin shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërsa më 21 Gusht 2024, u depërtua Arjan Malko, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafik droge.

Më 2 Maj 2025 u soll nga Dubai në Tiranë Florenc Çapja i cili ishte në arrati prej 10 vitesh. Ky i fundit është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012.

Më 11 Qershor ishte radha e Dashnor Dumanit, vëllai i Nuredin Dumanit. Emri i Dashnor Dumanit u lakua nga i penduari tjetër i drejtësisë, Erion Alibej, si një prej anëtarëve të masakrës së Bradasheshit me dhjetor 2018 ku u vranë 3 persona, mes tyre edhe Endrit Alibej.

Bashkë me të, Armes Stafa u soll nga Dubai, anëtar i bandës së Çopjave të Elbasanit, i cili për vite me radhë pastroi paratë e tyre të krimit.

Të depërtuarit e fundit janë më 19 Qershor. Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika janë të akuzuar si anëtarë të organizatave kriminale të Suel Çelës apo Çopjave në Elbasan.

Ervis Daka akuzohet se ofroi strehim për Talo Çelën i cili është në kërkim.

Maksim Koçi dyshohet për vrasjen e dy personave si dhe siguroi kushtet për vrasjen e 2 të tjerëve. I treti, Ado Xhika, 40 vjeç, është nën akuzë për përkrahje të autorit të krimit si pjesë e grupit kriminal për eliminim e Ardian Çapjas, gjatë sulmit me snajper./newsbomb

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni
  • “Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.