AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Hetimet për ekzekutimin e Pjetër Kazës në Tale, merret në pyetje Preng Gjini? Zbardhet dëshmia: Ja ku ndodhesha natën e atentatit

by SHT Media
23/06/2025
in Kronikë
6
0
Hetimet për ekzekutimin e Pjetër Kazës në Tale, merret në pyetje Preng Gjini? Zbardhet dëshmia: Ja ku ndodhesha natën e atentatit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia dhe Prokuroria e Lezhës ende nuk kanë një person në pranga në lidhje me vrasjen që tronditi Lezhën mëngjesin e 1 qershorit në zonën e Tales. Ata menjëherë thanë se kanë shpallur në kërkim një person të dyshuar, të cilit i bënë publike vetëm inicialet, por sot e asaj dite ai nuk është gjendur të merret në pyetje.

Por së fundmi është mësuar se është shoqëruar dhe ka dëshmuar në lidhje me dyshimet për përfshirjen në atë krim të rëndë, një emër i njohur për policinë tonë. Sipas të dhënave ai është kushëriri i të kërkuarit, por që ka mohuar pjesëmarrjen në krim duke treguar edhe vendin e ndodhjes natën kur është kryer vrasja e Pjetër Kazës në oborrin e shtëpisë së tij, moment që ai sapo ishte kthyer nga puna në minierë.

Edhe pse policia ka fiksuar faktin se vrasja e Pjetër Kazës ka ndodhur për gjakmarrje, ende asnjë nga fisi i Gjinëve më të cilët familja Kaza kishte pasur probleme hasmërie, që kishin nisur 31 vjet më parë, nuk ka pranuar të jetë i përfshirë në atë ngjarje.

Madje policia dhe prokuroria e Lezhës pretendojnë se në krim ka marrë pjesë një person i  vetëm, i cili është larguar në këmbë nga vendi i krimit, por ende nuk ka asnjë pamje konkrete të tij, edhe pse rruga që mendohet që ka përshkuar autori i vrasjes ka qenë e monitoruar nga kamerat.

Kështu ekzekutimi i Pjetër Kazës, edhe pse u tha se dyshohet se u krye me motiv gjakmarrjen nuk ka ende një person të arrestuar për t’u përballur me drejtësinë, për vrasjen e personit që asnjëherë nuk u fsheh dhe as u mbyll brenda me idenë se gjithçka mes dy familjeve ishte mbyllur teksa vrasjet në të dy familjet ishin të barabarta.

SHOQËRIMI I GJINIT

Policia e Lezhës shoqëroi për disa orë dhe mori në pyetje Preng Gjinin, lidhur me atentatin ndaj Pjetër Kazës në derën e banesës së këtij të fundit, ku u qëllua për vdekje me 12 plumba. Burime nga policia thanë se familjet Gjini e Kaza janë në hasmëri prej vitit 1994 dhe dyshimet janë se Preng Gjini mund të jetë i përfshirë në ngjarje.

Por, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, i mbijetuari i një atentati me eksploziv, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe ka pretenduar se në kohën kur ka ndodhur krimi i rëndë ai është gjendur në Tiranë. Gjini ka dhënë po ashtu prova lidhur me alibinë e tij, por hetuesit dyshojnë se ai dhe kushëriri i tij i shpallur në kërkim kanë rolin e organizatorit në krim.

Përplasja mes dy fiseve nisi në vitin e largët 1994 kur në Rrëshen u ekzekutua shefi i krimeve, Ndue Kaza, i cili ndërhyri për të shuar një konflikt ku ishin të përfshirë djemtë e familjes Gjini. 3 vite më vonë, më 3 korrik 1997 Martin Kaza, një nga vëllezërit e oficerit të vrarë qëllon mbi dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini, në qendër të Laçit, duke i lënë të vrarë.

Pas vrasjes, ai u largua nga Shqipëria dhe qëndroi i fshehur në Britaninë e Madhe, por vetëm në 2018 do të ekstradohej drejt Shqipërisë. Kur dukej se hakmarrja kishte marrë fund, në Belgjikë në 2024, vritet Agustin Kaza, vëllai tjetër i ishshefit të krimeve, ndërsa me 1 qershor 2025 në derën e banesës në Tale të Lezhës, u ekzekutua Pjetër Kaza, 57 vjeç.

Për vrasjen e tij është shpallur në kërkim vëllai i Dod dhe Agustin Gjinit, të ekzekutua në Laç në 1997. Policia deklaron se nga hetimet e deritanishme, krimi ka ndodhur për motive gjakmarrje dhe të dyshuar janë pjesëtarët e familjes Gjini/ Panorama

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni
  • “Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.