• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

NYT: Lideri i Iranit ka frikë se mos e vrasin! Emëron tre klerikë që do ta zëvendësojnë

21/06/2025
in Botë
NYT: Lideri i Iranit ka frikë se mos e vrasin! Emëron tre klerikë që do ta zëvendësojnë

Sipas tre zyrtarëve iranianë të njohur me planet e emergjencës së luftës, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tani kryen shumicën e bisedave me komandantët e tij përmes një ndihmësi të besuar, duke pezulluar komunikimet elektronike për ta bërë më të vështirë gjetjen e tij.

I strehuar në një bunker, Khamenei ka përzgjedhur një grup zëvendësuesish përgjatë zinxhirit të komandës ushtarake, në rast se disa nga bashkëpunëtorët e tij të afërt humbasin jetën, raporton New York Times.

Në një lëvizje të rrallë, ai madje ka emëruar tre klerikë të lartë si kandidatë për të marrë vendin e tij në rast vdekjeje, një tregues i qartë i momentit të vështirë që ai dhe sundimi i tij tre dekadash po përjetojnë.

Që kur Izraeli nisi sulmet e befasishme të premten e kaluar, Ayatollah Khamenei ka ndërmarrë një seri masash të jashtëzakonshme për të ruajtur Republikën Islamike.

Edhe pse sulmet izraelite kanë vetëm një javë që kanë nisur, ato përbëjnë sulmin më të madh ushtarak ndaj Iranit që nga lufta me Irakun në vitet 1980, dhe ndikimi në kryeqytetin Teheran ka qenë veçanërisht i ashpër.

Sulmet izraelite kanë qenë më të përqëndruara dhe kanë shkaktuar më shumë dëme në Teheran sesa lufta 8-vjeçare e Saddam Husseinit kundër Iranit.

Irani duket se ka kapërcyer tronditjen fillestare, duke u riorganizuar për të kryer kundërsulme të përditshme ndaj Izraelit, duke goditur një spital, rafinerinë e naftës në Haifa, objekte fetare dhe shtëpi.

Sipas zyrtarëve iranianë, të cilët kërkuan anonimitet për shkak të mungesës së autorizimit për të folur publikisht, autoritetet më të larta të Iranit po përgatiten në heshtje për një gamë të gjerë skenarësh teksa lufta intensifikohet, dhe Presidenti amerikan Donald Trump shqyrton mundësinë e përfshirjes në konflikt.

Edhe pse është e vështirë të kuptohet drejtimi i brendshëm i Iranit, zinxhiri i komandës duket se funksionon ende, edhe pse është goditur rëndë, dhe nuk ka shenja të dukshme pakënaqësie në radhët politike, sipas zyrtarëve dhe diplomatëve në Iran.

Khamenei, 86 vjeç, është i vetëdijshëm se Izraeli apo Shtetet e Bashkuara mund të tentojnë ta vrasin, një fund që ai do ta perceptonte si martirizim, thanë zyrtarët për NYT.

Për këtë arsye, ai ka marrë vendimin e pazakontë për të kërkuar nga Asambleja e Ekspertëve, organi përgjegjës për emërimin e liderit suprem, të zgjedhë shpejt pasardhësin nga tre emrat që ka propozuar vetë.

Normalisht, ky proces mund të zgjaste muaj me radhë, me klerikët që zgjedhin nga lista e tyre e kandidatëve, por në kohë lufte, Khamenei dëshiron një tranzicion të shpejtë dhe të rregullt për të ruajtur legjitimitetin e tij.

“Prioriteti kryesor është ruajtja e shtetit”, tha Vali Nasr, ekspert i Iranit dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins.

Çështja e pasardhësit ka qenë prej kohësh një temë shumë e ndjeshme dhe e diskutuar rrallë në publik, përveç spekulimeve dhe zërave në qarqet politike dhe fetare.

Lideri suprem mban pushtete të mëdha. Ai është komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit, kreu i sistemit gjyqësor, legjislativ dhe ekzekutiv dhe gjithashtu Vali Faqih, përfaqësuesi më i lartë fetar i myslimanëve shiitë.

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!