AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e Ilaria Sulës, rezultatet e autopsisë ‘rrëzojnë’ ish-të dashurin: U rrah para se t’i merrej jeta!

by SHT Media
15/04/2025
in Kronikë
6
0
Vrasja e Ilaria Sulës, rezultatet e autopsisë ‘rrëzojnë’ ish-të dashurin: U rrah para se t’i merrej jeta!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje të rënda kanë dalë për vrasjen në Itali të 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, nga ish-i dashuri i saj filipinas.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se pas rezultateve të autopsisë, ka rezultuar se Mark Samson e ka rrahur të studenten shqiptare, para se ta vriste.

“Një hematomë e madhe, një plagë që i atribuohet një goditjeje të marrë në harkun e vetullës së majtë, si nga një grusht apo me ndonjë send (e para ka më shumë gjasa)… një goditje tjetër në sy, një në buzë me një lloj plage dhe gërvishtje të vogla në qafë, jo nga mbytja, por sikur ishte një goditje me thikë, plus katër plagë në qafë, plus katër të tjera. Ajo gjithashtu kishte shenja në parakrahun e saj të djathtë dhe mbi të gjitha një thua të thyer në dorën e majtë, në përputhje me një përpjekje për të mbrojtur veten”, thuhej në rezultatet e autopsisë, sipas mediave të huaja.


Gënjeshtrat e Markut

Në fund të kësaj liste të gjatë të të dhënave të para të autopsisë, prokurorja Maria Perna i drejton Mark Samsonit pyetjen që mund të rishkruajë të gjithë dinamikën e vrasjes së Ilaria Sulës, shumë përtej gënjeshtrave dhe provave që kanë dalë tashmë nga hetimet e Skuadrës: “A ju kujtohet nëse ka pasur një agresion, qoftë edhe të ndërsjellë, para plagëve me thikë që i keni shkaktuar në qafë? Krimineli i rrëfyer siguron se nuk e ka bërë, por edhe një herë jep një shpjegim shumë të pabesueshëm: ‘Plagët mund t’i ketë marrë ndoshta kur është rrëzuar’”.

Dyshimet për të cilat është folur kaq shumë, mbi faktin që 22-vjeçarja kishte shkuar në shtëpinë e ish-it për t’i kthyer rrobat dhe kishte qëndruar për të fjetur atje përpara se të goditej, teksa priste mëngjesin në shtrat, janë të gjitha këtu, në këtë pasazh që përforcon skenarin alternativ. Hetimet e koordinuara nga prokurori i shtuar Giuseppe Cascini po mbledhin dëshmitë e reja: Ilaria kishte shkuar në via Homs për t’i kërkuar Markut shpjegime se përse kishte hyrë në kompjuterin e saj. Prej kësaj mund të ketë lindur një konflikt, në të cilin studentja e Sapienzas u vra me siguri mbrëmjen e 25 marsit dhe jo në mëngjesin e 26 marsit, siç pretendon Samson.

Ai gënjeu për kolegjin

23-vjeçari thotë se kishte humbur toruan për shkak të mesazheve eksplicite që Ilaria shkëmbente me një djalë tjetër dhe që ajo ia kishte treguar pa ndonjë problem, derisa më pas ia kishte rrëmbyer telefonin nga dora kur pa që ai po bëhej nervoz. Por Samson kishte gënjyer edhe më parë lidhur me rrugëtimin e tij universitar, duke ia fshehur Ilarias që kishte ndërmend të braktiste studimet në Arkitekturë, ku kishte dhënë vetëm një provim në tre vjet, gjë që kishte ndikuar edhe në vendimin e saj për t’i dhënë fund lidhjes.

‘Lufta’

Por nuk mbaron këtu, sepse duke rindërtuar ato momente të supozuara tensioni, Marku, në të njëjtën seancë të marrjes në pyetje për konfirmimin e arrestit para gjykatësit hetues, tregohet i rezervuar edhe për një aspekt tjetër që do të rëndonte edhe më shumë kuadrin tashmë të rëndë të akuzave. “Keni pasur marrëdhënie seksuale?”, i kërkohet dhe ai nuk përgjigjet. Prokurori përpiqet të anashkalojë heshtjen e tij, duke hetuar tentativën e tij të mundshme për ta marrë me forcë: “Nëse është e vërtetë që ajo ka fjetur te ti atë natë, pse nuk do të përgjigjesh për çështjen e marrëdhënies seksuale?” E paralajmëron gjithashtu se ky fakt do të dalë sidoqoftë nga autopsia, por ai përsërit se ka thënë të vërtetën. Pika tjetër për të cilën ka zgjedhur të heshtë është prania në shtëpi e nënës së tij, por kjo gënjeshtër tashmë është rrëzuar pasi gruaja ka pranuar se e ka ndihmuar djalin të pastrojë vendin.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?

11/10/2026

Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

11/10/2026

Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

11/10/2026

Irani refuzon përgjigjen e SHBA-së: Shtatë kushtet për rihapjen e Hormuzit nuk janë përmbushur

11/10/2026

Kodi i Etikës në Ministrinë e Arsimit! Kumbaro vendos rregulla për veshjen, dhuratat dhe përdorimin e telefonit

11/10/2026

Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

11/10/2026

Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

11/10/2026

Ministri Hoxha reagon ndaj Daçiçit: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme!

11/10/2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

11/10/2026

Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

11/10/2026

Detaje nga atentati me tritol në Gjirokastër/ I vendosën 300 gramë eksploziv në makinë, i ati i Erigels Mela ka qenë prokuror

11/10/2026

Përndiqte ish-partneren në Itali/ Shqiptarja mbyllet në tualetin e picerisë dhe telefonon policinë, arrestohet ish-i dashuri

11/10/2026

Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

11/10/2026

Shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia për të pestin vit radhazi, 2,247 persona u kthyen në Atdhe

11/10/2026

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata Supreme britanike cakton datën për apelin e ekstradimit

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?
  • Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.