• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Shtohen denoncimet dhe kërkesa për dëmshpërblim nga shteti për mjekim të pakujdesshëm, reagon Gjykata

13/04/2025
in Kronikë
Shtohen denoncimet dhe kërkesa për dëmshpërblim nga shteti për mjekim të pakujdesshëm, reagon Gjykata

Gjykata e Lartë ktheu për me rigjykim padinë e një familjeje që kërkon të dëmshpërblehet nga shteti për shkak të humbjes së fëmijës së porsalindur duke urdhëruar Gjykatën e Apelit Administrativ të përcaktojë qartë se deri ku duhet përfshirë rrethi i të dëmtuarve në raste fatkeqësish.

Një vendim i tillë që kërkon gjithashtu llogaritjen e dëmit psikologjik dhe shpirtëror, paralajmëron një qasje të rezervuar të drejtësisë për t’i bërë mirë llogaritë për rastet e proceseve gjyqësore me të dëmtuar familjarë viktimash të aksidenteve automobilistike, të atyre që preken nga fatkeqësitë e shkaktuara nga energjia elektrike apo edhe të tragjedive tronditëse ku është konstatuar se ngjarja ka ndodhur nga neglizhenca e autoritetit.

Në procesin tetë vjeçar të dëmtuarve që janë dy prindërit Mentor dhe Mirela Biçaku ju bashkuan edhe dy familjarë të tjerë të bebes, dhe konkretisht gjyshja dhe një fëmijë që lindi pas fatkeqësisë. Dy gjykata administrative vendosen dëmshpërblimin e të karterëve pasi vdekja e bebes ishte e evitueshme nga stafi mjekësor, por kjo u kundërshtua nga avokatura e shtetit.


Ekspertët e mjekësisë ligjore thanë në akstekspertizë se bebja humbi jetën nga pakujdesia e mjekëve.

Në aktekspertizat e administruara nga gjykatat theksohet se neglizhenca nis nga momenti i konsultës mjekësore ndaj nënës shtatzënë. Por avokatura e shtetit duke sjellë precedentin e drejtësisë amerikane dhe australiane insiston se në rastet e fëmijëve që humbasin jetën në maternitet, në Shqëipëri duhet të konsiderohen të dëmtuar vetëm prindërit dhe asnjë i afërm tjetër sikurse është llogaritur edhe një fëmijë i paslindur pas ngjarjes. Sidoqoftë të dhënat e prokurorisë së përgjithshme tregojnë se për vitin e kaluar u regjistruan 44 kallëzime familjarësh apo pacientësh që janë dëmtuar në spitale apo në rastin më të rëndë humbjen e jetës. Tre prej tyre janë dorëzuar nga avokati Dritan Jahaj që përfaqëson dy çifte që u janë dëmtuar fëmijët.

“Kam dorëzuar kallëzim për tre fëmijë që janë verbuar sapo janë sjellë në jetë”.

Nga 44 denoncime në të gjithë vendin i janë dorëzuar gjykatës vetëm pesë të pandehur. Një nga vështirësitë që ndeshet në dosjet me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm është akteskpertiza që përcakton se ku gabuan stafi mjekësor i dyshuar.

Më të lexuarat

  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rikthehet “Mamica”! Këtë herë për të shpëtuar Kosovën me një status në Facebook

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!