• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“IT kapi lëvizje në e-mailin e Millonait”, gazetari: Hakerat tentuan të hynin te e-maili i Dumanit

06/04/2025
in Kronikë
“IT kapi lëvizje në e-mailin e Millonait”, gazetari: Hakerat tentuan të hynin te e-maili i Dumanit

Në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, gazetari i kronikës Poli Hoxha zbardhi detaje për mënyrën sesi u zbulua nga ekspertët e IT në Prokurorinë e Posaçme, sulmi kibernetik ndaj kësaj strukture.

Hoxha tha se indicia për një hakerim të mundshëm të dhënash, nisi pasi u konstatua një ndërhyrje nga jashtë në e-mailin e prokurores Enkeleda Millonai, në kohën kur kjo e fundit ishte pushim.

“Eksperti, ndoshta janë disa që punojnë atje, ka kapur lëvizje në e-mailin e prokurores Millonai. Është pyetur zonja Millonai dhe ajo ka qenë në fakt jo në punë, ka qenë për punë personale a e sëmurë. Dhe thotë: Unë nuk e kam hapur fare e-mailin, nuk e kam ngacmuar”, zbuloi Poli Hoxha në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Më pas ai shtoi se ky zbulim ngriti alarmin dhe kreu i SPAK, Altin Dumani pas një mbledhje të jashtëzakonshme me stafin e prokurorëve të posaçëm, vendosi edhe nisjen e hetimit që deri më tani ka çuar pas hekurave Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn.

“Aty njoftohet shefi i strukturës, zoti Dumani. Bëhet një mbledhje e jashtëzakonshme dhe bëhet kontrolli dhe rezulton se janë futur dhe në dy prokurorë të tjerë. Nga verifikimet është tentuar edhe te e-maili i zotit Dumani. Bllokohet situata, fillon hetimi, dhe ndodhën edhe ato arrestime. Vazhdon një hetim i thelluar. Jo se është e vështirë se dy të arrestuar i kanë, por është një hetim që kërkon edhe më shumë ekspertizë të kibernetikës. I kanë ata aty ekspertë të kibernetikës edhe izraelitë, edhe amerikanë”, zbuloi më tej gazetari në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Në përfundim, Poli Hoxha tha se nga burime të tijat e ka të konfirmuar se hakerat kërkonin të krijonin një portë të përhershme për të vjedhur të dhëna nga dosjet hetimore të SPAK.

“Deri më tani dyshohet, këtë e them me burime të miat, që përveç ndërhyrjes nga jashtë, synohej të krijohej një portë, kush e-mail të kapej si fillim dhe synohej të krijohej një portë e përhershme, e maskuar atje brenda që pastaj të kishin akses dhe ti hapnin në orë të caktuara për të mos u zbuluar”, rrëfeu gazetari në “Off the Record” nga Andrea Danglli.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!