AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Përplasi me skaf 7 vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për ish-policin

by SHT Media
12/03/2025
in Kronikë
6
0
Përplasi me skaf 7 vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për ish-policin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin për 18 vite burg ndaj ish-policit Arjan Tase. Ky i fundit akuzohet për “vrasje me dashje”, pasi në Gusht të vitit 2022 përplasi për vdekje me skaf 7 vjeçaren në Potam.

“Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2022, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.08.2022 në Potam Himarë. Si pasojë e goditjes nga skafi që drejtohej nga shtetasi me iniciale A. T, me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka humbur jetën e mitura me iniciale J. A.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, është zhvilluar gjykimi i çështjes penale ndaj: të pandehurit me iniciale A. T, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “vrasje me dashje”, të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin nr. 266,  datë 22.05.2024, ka vendosur: Deklarimin fajtor të pandehurit A.T për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 18 vite burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me  12 (dymbëdhjetë) vite burgim. Ekzekutimi i këtij vendimi fillon ditën e arrestimit të të pandehurit kryer për llogari të këtij procedimi penal, në datën 02.08.2022, dhe pjesa e mbetur e pavuajtur e dënimit, do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës.

Kujtojmë se vendimi i shkallës së parë u dha më 22 Maj të vitit të shkuar.

Ish-efektivi i policisë akuzohet se duke shkelur kordonin e sigurisë është afruar në zonën e bregut ku e mitura ishte duke u larë në ujë me babain e saj. Sipas dëshmitarëve, skafi ka bërë një kthesë të menjëhershme duke goditur 7-vjeçaren me helikat e tij.

Familja me origjinë nga Tropoja jetonte në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Për këtë ngjarje u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës. 8 prej tyre u akuzuan për shpërdorim detyre.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rikthehen tensionet dhe dhuna te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin gurë dhe sende të forta! Policia përgjigjet me ujë e gaz duke i larguar

15/10/2026

“Janë duart e zeza dhe të liga”- Dhuna në protestë, reagon ministrja Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta! Duan destabilizim

15/10/2026

Protesta në Shkodër, gjimnazistët sulmojnë me gurë Bashkinë dhe shkaktojnë dëme! Policia shoqëron disa prej tyre

15/10/2026

Veteranët e luftës në Kosovë reagojnë: Vandalët të mos përdorin flamurin e UÇK-së!

15/10/2026

Protesta dhe dhuna para Parlamentit, pas tensioneve Policia i shpërndan me gaz lotsjellës! (VIDEO)

15/10/2026

Dëmet gjatë protestës, Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqatat e biznesit apel Policisë: Mbroni jetën dhe pronën publike e private! Autorët të mbajnë përgjegjësi

15/10/2026

Tensione edhe te Ministria e Inftrastrukturës, protestuesit thyejnë xhamat e institucionit!

15/10/2026

Premtimi parazgjedhor në Izrael, rivali i Netanyahut: Do ta mposhtim Hamasin brenda 18 muajsh

15/10/2026

Protesta/ Policia e Shtetit apel prindërve: Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg dhunës, siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!

15/10/2026

Gjuha që ushqen dhunën

15/10/2026

Kryeministri Rama reagon për “Reuters”: Nuk do të dorëhiqem! S’lejoj që dhuna të rrezikojë synimin strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në BE! (E PLOTË)

15/10/2026

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit i drejtohen Parlamentit dhe vijojnë shkatërrimet! Shkulin kangjellat, sinjalistikën, sulmojnë dhe Bankën e Shqipërisë

15/10/2026

Protesta në Durrës, gjimnazistët shkatërrojnë koshat e mbeturinave dhe sinjalistikën rrugore!

15/10/2026

Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga institucioni

15/10/2026

Bizneset nisin riparimet e ambienteve pas shkatërrimeve nga protestuesit, punohet për rikthimin në normalitet!

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rikthehen tensionet dhe dhuna te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin gurë dhe sende të forta! Policia përgjigjet me ujë e gaz duke i larguar
  • “Janë duart e zeza dhe të liga”- Dhuna në protestë, reagon ministrja Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta! Duan destabilizim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.