AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Misteri i zhdukjes së 28-vjeçarit australian në Theth, zbardhet mesazhi i fundit i turistit

by SHT Media
01/03/2025
in Kronikë
6
0
Misteri i zhdukjes së 28-vjeçarit australian në Theth, zbardhet mesazhi i fundit i turistit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, u trajtua rasti i zhdukjes së një të riu, shtetas australian, që nga tetori i vitit të kaluar në Theth duke shqetësuar dhe alarmuar familjen e tij. Cameron kishte qëndruar me çiftin Mikel Vuksanaj dhe Irene Gjoni, pronarë të një hoteli në Shkodër. Më 11 tetor, Cameron darkoi me pesë shqiptarë në shtëpinë e Mikel Vuksanajt. Katër të tjerët ishin bashkëshortja e Mikelit, dy nga nipërit e tij dhe një tjetër shqiptar që qëndronte me ta.

Më 12 tetor, ai u vendos në bujtinën “Kol Gjoni” në Valbonë, i shoqëruar nga Mikel Vuksanaj dhe një nga nipërit e tij.

Më 13 tetor, rreth orës 05:30, Mikel Vuksanaj, nipi i tij dhe Cameron u nisën me një grup prej 50 shqiptarësh nga Tirana, drejt majës më të lartë në Shqipëri.

Rreth orës 07:00, Cameron shprehu dëshirën për të shkuar direkt në Theth, në vend të itinerarit të planifikuar, dhe vendosi të ndahej nga grupi që do të ndiqte shtegun drejt majës. Ai pritej të mbërrinte në Theth rreth orës 11:00, për të ngrënë drekë dhe më pas të kthehej në Valbonë po atë ditë.

Atë ditë, Cameron shkëmbeu mesazhe zanore me dy miq dhe gjithashtu i dërgoi mesazhe zanore me përmbajtje të ngjashme një shoku tjetër. Të gjitha mesazhet dhe informacionet rreth zhdukjes së shtetasit australian janë dorëzuar në Policinë e Shkodrës, por familjarët shprehen se autoritetet nuk kanë treguar ndonjë interes.

Të gjitha rrobat, laptopi dhe pasaporta e Cameron mbetën në shtëpinë e Mikel Vuksanajt, ku ai po qëndronte. Janë kryer kërkime intensive, si në terren ashtu edhe me dronë, për të parë nëse ai mund të kishte rënë diku, por pa sukses.

Vëllai i Cameron udhëtoi drejt Shqipërisë dhe u takua me shefat e Policisë në Shkodër dhe Bajram Curri, por ai thotë se ka shumë pak informacion në dispozicion.

Lidhja telefonike e Cameron u bllokua disa ditë pas zhdukjes, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të hyrë në të.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protesta në Shkodër, gjimnazistët sulmojnë me gurë Bashkinë dhe shkaktojnë dëme! Policia shoqëron disa prej tyre

15/10/2026

Veteranët e luftës në Kosovë reagojnë: Vandalët të mos përdorin flamurin e UÇK-së!

15/10/2026

Protesta dhe dhuna para Parlamentit, pas tensioneve Policia i shpërndan me gaz lotsjellës! (VIDEO)

15/10/2026

Dëmet gjatë protestës, Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqatat e biznesit apel Policisë: Mbroni jetën dhe pronën publike e private! Autorët të mbajnë përgjegjësi

15/10/2026

Tensione edhe te Ministria e Inftrastrukturës, protestuesit thyejnë xhamat e institucionit!

15/10/2026

Premtimi parazgjedhor në Izrael, rivali i Netanyahut: Do ta mposhtim Hamasin brenda 18 muajsh

15/10/2026

Protesta/ Policia e Shtetit apel prindërve: Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg dhunës, siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!

15/10/2026

Gjuha që ushqen dhunën

15/10/2026

Kryeministri Rama reagon për “Reuters”: Nuk do të dorëhiqem! S’lejoj që dhuna të rrezikojë synimin strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në BE! (E PLOTË)

15/10/2026

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit i drejtohen Parlamentit dhe vijojnë shkatërrimet! Shkulin kangjellat, sinjalistikën, sulmojnë dhe Bankën e Shqipërisë

15/10/2026

Protesta në Durrës, gjimnazistët shkatërrojnë koshat e mbeturinave dhe sinjalistikën rrugore!

15/10/2026

Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga institucioni

15/10/2026

Bizneset nisin riparimet e ambienteve pas shkatërrimeve nga protestuesit, punohet për rikthimin në normalitet!

15/10/2026

Dhuna në protestën e djeshme, Policia e Shtetit bën bilancin: 55 persona të arrestuar dhe 98 të proceduar penalisht!

15/10/2026

Arkimed Lushaj u jep ‘leksione’ gjimnazistëve me bomba molotov e balklava, postimi i “Stresit”: Vetëm me këto i sprapsni policët

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Janë duart e zeza dhe të liga”- Dhuna në protestë, reagon ministrja Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta! Duan destabilizim
  • Protesta në Shkodër, gjimnazistët sulmojnë me gurë Bashkinë dhe shkaktojnë dëme! Policia shoqëron disa prej tyre

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.