AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“10 mln $ për kokën e tij”, djali i El Chapo-s arratiset përmes një tuneli

by SHT Media
21/02/2025
in Botë
6
0
“10 mln $ për kokën e tij”, djali i El Chapo-s arratiset përmes një tuneli
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Djali i bossit të famshëm të drogës Joaquín El Chapo Guzmán është arratisur përmes një tuneli, njëjtë si babai i tij. 41 vjeçari, Iván Archivaldo Guzmán Salazar, është më i madhi nga fëmijët e El Chapos. Ai është lideri i Los Chapitos, një fraksion i Kartelit të fuqishëm të Sinaloa-s, dhe është në listën e trafikantëve më të kërkuar të drogës në Shtetet e Bashkuara. 10 milion $ është shpërblimi që ka ofruar Departamenti i Shtetit Amerikan për çdo informacion që çon në arrestimin e Ivan.

Raportohet se Iván Archivaldo u arratis nga shtëpia në Tierra Blanca përmes një tuneli me bashkëpunëtorët e tij, José Ángel Canobbio Inzunza, Kevin Alonso Gil Acosta, José Alonso Acosta López dhe Gustavo Acosta López. Helikopterët e Ushtrisë Meksikane dhe Gardës Kombëtare zhvilluan kërkime për orë të tëra në të gjithë zonën, por pa sukses. Udhëheqësi i Los Chapitos thuhet se është në situatë kritike sa i takon kartelit të tij. Dy nga vëllezërit e tij janë arrestuar vitet e fundit dhe qëndrojnë në burg në SHBA.

Këtë arratisje, mediat e huaja e kanë krahasuar me atë të babait të tij, 10 vite më parë. Më 11 korrik 2015, El Chapo doli nga burgu Altiplano i Meksikës përmes një tuneli 2.4 km të ndërtuar fshehurazi. I pajisur me ndriçim dhe ajrim, tuneli nga zona e dushit të qelisë së tij të çonte në një shtëpi të vogël aty pranë.

Kjo ishte arratisja e dytë e El Chapo nga burgu pas një përpjekjeje të mëparshme të suksesshme në vitin 2001. Ai u kap përsëri në janar 2016 dhe më vonë u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku tani po vuan dënimin e përjetshëm.

Ndërkohë, Ivan kërkohet nga autoritetet amerikane në lidhje me një hetim të Arizonës për kartelin Sinaloa. Hetuesit thonë se ai dhe tre vëllezërit e tij “trashëguan” rrjetin e trafikut të drogës të El Chapo.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

12/10/2026

“Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

12/10/2026

Atentati me tritol ndaj “Çilo Hundërrit” në Gjirokastër, merren në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit! Ende asnjë i arrestuar

12/10/2026

Shtyhet përsëri gjyqi për dosjen “Partizani”, caktohet data për seancën e radhës ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve!

12/10/2026

Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi pas ekstradimit nga SHBA! I kërkon Gjykatës që…

12/10/2026

Zgjedhjet lokale 2027, zbulohet ‘taktika’ politike e demokratëve! KQZ: Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit elektronik!

12/10/2026

Zbardhen ndryshimet në ligjin e emigracionit në Angli, preken edhe emigrantët shqiptarë pa leje qëndrimi! Kriteret dhe masat

12/10/2026

E gjitha nisi nga një shaka në ashensor! Zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e 16-vjeçarit në lokal, i arrestuar edhe gjyshi i kamerierit të dyshuar!

12/10/2026

Gjuajtën me vezë dhe ujë Ramën dhe socialistët në Kuvend, Etika merr vendimin për Bardhin dhe Balliun! Ja me sa ditë përjashtohen

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës

12/10/2026

Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

12/10/2026

Vdekja e 16-vjeçarit në restorant në Fushë-Krujë, arrestohen kamarieri dhe pronari i lokalit

12/10/2026

Vrasja e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy të akuzuarit

12/10/2026

Dyshohet të jetë autori i plagosjes në Sauk, arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk

12/10/2026

Aksident në unazën e Fierit, makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi i saj

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)
  • “Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.