• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Politika e përfshirë në Festivalin e Filmit në Berlin

16/02/2025
in Botë
Politika e përfshirë në Festivalin e Filmit në Berlin

Organizatorët e Festivalit të Filmit në Berlin shpresojnë këtë vit se politika nuk do t’i eklipsojë filmat këtë herë. Berlinale, e cila ngriti siparin në 13 Shkurt ka qenë gjithmonë më politike nga festivalet e mëdha ndërkombëtare të filmit dhe e këtij viti zhvillohet disa ditë përpara zgjedhjeve gjermane.

Scott Roxborough, Shefi i Zyrës Europiane në Hollywood: Viti i kaluar ishte një festival jashtëzakonisht politik. Unë mendoj dhe ndoshta kam frikë se kjo do të ndodhë edhe këtë vit. Zgjedhjet gjermane janë pas disa ditësh. Kjo do të jetë një temë mbizotëruese. Do të jetë kudo në rrugët e Berlinit.

Festivali i drejtuar nga Tricia Tuttle zgjat deri më 23 Shkurt, në të njëjtën ditë që gjermanët votojnë për zgjedhjet e parakohshme ku favorite shihet e djathta ekstreme.

Tuttle, i lindur në SHBA, e ka pranuar historinë politike të festivalit, por nuk dëshiron që një diskurs i tillë të sfumojë vetë filmat. Diskutimet rreth luftës midis Izraelit dhe palestinezëve gjithashtu ndoshta do të jenë të pashmangshme

Scott Roxborough: Është tepër thelbësore sepse të gjithë për momentin po pyesin se çfarë do të vijë më pas, cila është e ardhmja këtë industri? A do të zhduket gjithçka? A do të duan akoma njerëzit të shkojnë në kinema pas pesë apo dhjetë vjetësh? Dhe si mund të vazhdojmë të bëjmë filma dhe të fitojmë para duke bërë filma? Dhe unë nuk kam gjetur këtë përgjigje për problemet e kësaj industrie.

Ceremonia e mbylljes së vitit të kaluar pati kritika për politikanët gjermanë pasi disa fitues shprehën solidaritetin me palestinezët dhe kritikuan veprimet e Izraelit në Gaza.

Disa grupe pro-palestineze kanë bërë thirrje që kineastët të bojkotojnë festivalin e këtij viti për mbështetjen e qeverisë për Izraelin dhe ka të ngjarë të ketë protesta në tapetin e kuq. Dy filma për izraelitët e marrë peng nga Hamasi më 7 Tetor 2023, do të shfaqen në festival.

Dy nga filmat më të mëdhenj të festivalit – filmi biografik i Bob Dylan “A Complete Unknown” dhe i drejtuar nga Robert Pattinson “Mickey 17” patën tashmë premierat e tyre ndërkombëtare, duke lënë vetëm filmin e fundit të Richard Linklater, “Blue Moon”, për të festuar premierën botërore në Berli .

Scott Roxborough: Ndoshta dy filmat më të mëdhenj këtu janë ‘A Complete Unknoën’, Timothee Chalamet duke luajtur Bob Dylan, ky është një film që tashmë është shfaqur në kinema. Timothee Chalamet do të jetë në tapetin e kuq. Por i vetmi lloj i filmit vërtet të madh në stilin e Hollivudit është një film i ri i Richard Linklater, “Blue Moon”, me Ethan Haëke dhe Margaret Qualley.

Janë 19 filma në garë këtë vit për çmimin kryesor “Ariu i Artë” që do të jepet nga një juri e kryesuar nga regjisori amerikan Todd Haynes në një ceremoni përmbyllëse më 22 Shkurt.

Scott Roxborough: Por ka një anë tjetër të festivalit që nuk duhet harruar, ose në Berlin, që ka një treg filmi ku njerëzit vijnë për të blerë dhe shitur filma në hapësirën e pavarur. Ky është festivali i dyti më i madh në Evropë, pas Kanës, dhe është ende tepër i rëndësishëm. Kështu që për industrinë e filmit, Berlini është ende i rëndësishëm edhe pse po bëhet më pak i rëndësishëm për fansat e filmave.

75 vjet Berlinale janë 75 vite plot histori, skandale të vogla dhe të mëdha, momente të paharrueshme dhe mbi të gjitha një histori e gjatë dhe pasionante e dashurisë së palëkundur për kinemanë.

Për 75 vjet, festivali ka sjellë imazhe dhe rrëfime nga e gjithë bota në Berlin, duke hapur horizonte të reja, duke afruar të panjohurën, duke e zhvendosur fokusin tek të shtypurit dhe të harruarit, duke shkaktuar të qeshura dhe lot.

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!