AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Rriten tensionet në Serbi, studentët dhe mbështetësit e Vuçiçit mbajnë tubime paralele

by SHT Media
15/02/2025
in Botë
6
0
Rriten tensionet në Serbi, studentët dhe mbështetësit e Vuçiçit mbajnë tubime paralele
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njëkohësisht, mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë planifikuar mbajtjen e një tubimi për ta shënuar 15 Shkurtin, Ditën e Shtetësisë, në Sremska Mitrovicë, në veriperëndim të Beogradit.

Protesta e udhëhequr nga studentët është më e fundit në një varg protestash gjithëkombëtare prej 1 nëntorit, kur shembja e një strehe në stacionin e trenit në Novi Sad la të vdekur 15 njerëz.

Për këtë tragjedi, shumë serbë e fajësojnë korrupsionin dhe nepotizmin brenda qeverisë së presidentit Vuçiq, e cila i mohon akuzat. Analistët politikë thonë se demonstratat kanë krijuar një nga kërcënimet më të mëdha ndaj pushtetit dhjetëvjeçar të Vuçiqit.

Për më shumë se dy muaj, studentët në Serbi janë duke bllokuar dhjetëra fakultete në të gjithë vendin. Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për incidentin në Novi Sad.

Protesta në Kragujevc

Studentët e zgjodhën Kragujevcin, ku synojnë ta bllokojnë njërin prej bulevardeve kryesore të qytetit për 15 orë e 15 minuta, në nderim të viktimave.

Studentët arritën në Kragujevc të premten dhe u pritën me brohoritma dhe mbështetje nga banorët. Para protestës të së shtunës, ata organizuan marshime në zona të ndryshme të vendit, duke inkurajuar njerëzit të mblidheshin në Kragujevc. Gjatë udhëtimit të tyre, njerëzit i përshëndetën me ushqim dhe pije dhe ofruan strehim, shumë duke qarë dhe shprehur shpresë për ndryshim.

Elementet problematike

Në protestat e studentëve në Serbi, megjithatë, janë vërejtur edhe disa elemente ekstremiste.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar në janar se si në një protestë të tillë janë vënë re edhe simbole të disa organizatave të ekstremit të djathtë, si dhe flamuj të shumtë me hartën e Kosovës dhe me mesazhin “Nuk ka dorëzim”.

Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të shoqatës së ekstremit të djathtë “Klub 451”, e cila – bazuar në postimet e saj në rrjetet sociale – kundërshton pavarësinë e Kosovës, mbështet shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës, kundërshton integrimin e refugjatëve dhe publikon mesazhe urrejtjeje ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Në protesta është vërejtur edhe prania e veteranëve të Brigadës së 63-të të Parashutës – një njësi taktike e ushtrisë serbe, e cila ka marrë pjesë edhe në luftën në Kosovë. Ata u panë edhe në Kragujevc sot, si dhe flamujt me hartën e Kosovës dhe mbishkrim “Nuk ka dorëzim”.

Studentët, megjithatë, janë distancuar prej këtyre organizatave.

Ndërkohë, në Sremska Mitrovicë, një qytet i vogël në veriperëndim të Beogradit, pritet që Vuçiqi ta riciklojë një temë tradicionale nacionaliste, duke paralajmëruar se Perëndimi do të përpiqet ta rrëzojë atë nga pushteti me forcë dhe se kjo mund të çojë në ndarjen e vendit.

Autoritetet serbe pritet të sjellin me autobusë mijëra mbështetës nga e gjithë Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në Sremska Mitrovicë të shtunën. Disa aktivistë të opozitës kanë thënë se do të përpiqen të pengojnë mbërritjen e tyre.

Lëvizja kundër korrupsionit është sfida më e madhe për Vuçiqin në vitet e fundit. Presidenti – i cili ka udhëhequr Serbinë për më shumë se një dekadë – dhe partia e tij Partia Progresive e Serbisë janë akuzuar më parë për shtypjen e lirive demokratike dhe diskreditimin publik të kundërshtarëve, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve.

Shembja e strehës, që besohet të ketë ndodhur për shkak të korrupsionit të qeverisë, është bërë pikënisja e pakënaqësive më të gjera ndaj qeverisë, me studentët e universiteteve që janë në krye të protestave kundër korrupsionit.

Prokurorët kanë ngritur aktakuzë kundër 13 personave për shembjen e strehës në stacionin e trenit në Novi Sad, dhe protestat kanë detyruar kryeministrin e Serbisë të japë dorëheqje. Por, studentët kanë thënë se protestat e tyre do të vazhdojnë deri sa kërkesat e tyre për llogaridhënie të plotë të plotësohen.

Në tre muajt e fundit, Vuçiqi herë i ka akuzuar studentët se po punojnë për fuqitë e huaja, herë ka thënë se do të bëjë lëshime dhe ka pretenduar se e ka përmbushur çdo kërkesë të studentëve. Por, gjatë një vizite këtë javë në Republikën Sërpska, entitetin serb të Bosnjës, Vuçiq ka përsëritur pretendimet për një komplot të dyshuar nga jashtë për t’i rrëzuar nga pushteti atë dhe qeverinë e tij.

Autoritetet, tha Vuçiq, “nuk mund të besonin sa shumë para janë investuar për ta rrëzuar qeverinë në Serbi”. Ai nuk ofroi prova për këto pretendime./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?

11/10/2026

Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

11/10/2026

Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

11/10/2026

Irani refuzon përgjigjen e SHBA-së: Shtatë kushtet për rihapjen e Hormuzit nuk janë përmbushur

11/10/2026

Kodi i Etikës në Ministrinë e Arsimit! Kumbaro vendos rregulla për veshjen, dhuratat dhe përdorimin e telefonit

11/10/2026

Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

11/10/2026

Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

11/10/2026

Ministri Hoxha reagon ndaj Daçiçit: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme!

11/10/2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

11/10/2026

Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

11/10/2026

Detaje nga atentati me tritol në Gjirokastër/ I vendosën 300 gramë eksploziv në makinë, i ati i Erigels Mela ka qenë prokuror

11/10/2026

Përndiqte ish-partneren në Itali/ Shqiptarja mbyllet në tualetin e picerisë dhe telefonon policinë, arrestohet ish-i dashuri

11/10/2026

Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

11/10/2026

Shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia për të pestin vit radhazi, 2,247 persona u kthyen në Atdhe

11/10/2026

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata Supreme britanike cakton datën për apelin e ekstradimit

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Çift erotik dhe afera në UKT. Klientët dhe skema e korrupsionit me tendera. Drejtori i ri Flauers Shoshi shton pasuritë e dyshimta. Skerdi Drenova nis pastrimin e parave si konsulent financiar?
  • Pastrimi i parave të AKSHI-t/ Cili është roli i Albana Lopçit, vartëses së Daniel Shimës?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.