• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nxorën naftë nga anija që ishte sekuestruar në Porto Romano, AMP arreston inspektorin! 2 të tjerë në kërkim

09/02/2025
in Kronikë
Nxorën naftë nga anija që ishte sekuestruar në Porto Romano, AMP arreston inspektorin! 2 të tjerë në kërkim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), ka arrestur një polic dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nxorën naftë nga anija që ishte sekuestruar në Porto Romano.

Bëhet fjale për disa qindra litra naftë që ka qenë e sekuestruar. Polici Armand M. ka qenë me detyrë për të ruajtur anijen e sekuestruar me sasinë e naftës, por është korruptuar.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës finalizuan me sukses operacionin “TURNI”, ku pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë i mundur arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë së Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, Inspektor A. M., 21 vjeç, i dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. K., 31 vjeç dhe D. M. 34 vjeç, të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur është bërë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 27.01.2025, rreth orës 15:00, ata kanë bërë nxjerrjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga Anija “AYAZANOYBYA” me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano, e cila ka qënë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria Durrës.

Nga hetimet e kryera nga AMP dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës ka rezultuar se punonjësi i policisë A. M., ka lejuar kundrejt pagesës prej 10,000 euro, të dhënë nga shtetasi J. K., nxjerrjen e sasisë së naftës të ndodhur në anije, në bashkëpunim me pjesëtarë të ekuipazhit.

Gjithashtu, në bashkëpunim janë kryer të gjitha veprimet proceduriale, duke përfshirë ri-këqyrjen e anijes, këqyrjen e pamjeve filmike në Porto Romano Durrës, marrje deklarimesh dhe marrjen e mostrave për ekspertim në të gjithë zonat e balastarve dhe ka rezultuar se sasia e naftës që ndodhej në këto hapësira në momentin e sekuestrimit (datë 12.01.2025) ishte zëvendësuar me ujë.

Në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas, të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, si më poshtë:

1. L. K., 29 vjeç
2. ⁠ F. I., 23 vjeç (shtetas sirian)
3. ⁠A. Sh., 22 vjeç (shtetas sirian)
4. ⁠ S. Sh., 25 vjeç (shtetas sirian)
5. ⁠ H. B., 47 vjeç (shtetas sirian)
6. ⁠S. B., 53 vjeç (shtetas egjyptian)
7. ⁠Ë. B., 42 vjeç (shtetas sirian)

Materialet proceduriale do referohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për hetime të mëtejshme.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!