• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

A u tentua të ekzekutohej vëllai i “Buzëderrit” me tritol me dron si hakmarrje për atentatin ndaj Kevin Hajrullas?

25/12/2024
in Kronikë
A u tentua të ekzekutohej vëllai i “Buzëderrit” me tritol me dron si hakmarrje për atentatin ndaj Kevin Hajrullas?

Vetëm pak ditë nga shpërthimi i fortë me tritol, i regjistruar mbrëmjen e 21 Dhjetorit në një apartament në katin e 9-të të një pallati në Tiranë.

Policia ka dalë në konkluzjonin përfundimtar se sulmi është kryer përmes një mjeti fluturues dron.

Pjesë teknike të tij mësohet se janë gjetur në ballkonin e apartamentit dhe poshtë pallatit, dhe një gjë e tillë është vërtetuar edhe përmes një akti ekspertimi teknik.



Apartamenti është në pronësi të shtetasit, Albert Thoma, i cili ia kishte lëshuar me qira shtetases Elena Arëza, që prej muajit korrik të këtij viti.

Kjo e fundit është bashkëjetuesja e “të fortit” të Vlorës, Bernard Sinomati dhe apartamenti frekuentohej nga ky i fundit.

Dyshohet se Elena Arëza dhe Bernard Sinomati ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit dhe janë larguar vetëm pak minuta më pas.

Në qëndër të sulmit të këtij atentati me dron, dyshohet se ishte i riu Bernard Sinomati, i cili u ka shpëtuar  edhe dy herë të tjera sulmeve me tritol dhe armë.

Tashmë ngjarja e rëndë është rregjistruar në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Shkatërim i pronës me eksploziv”.

Sipas Ora News, në hetime është përfshirë edhe mundësia e lidhjes së kësaj ngjarje me atentatin që ju bë me armë rreth një javë më parë Kevin Hajrullës, mikut të familjes së Inez Hajrulla.  kjo edhe për shkak të konflikteve të mëparshme mes tyre.

Atentati ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla u regjistrua më 18 Dhjetor në qytetin e Vlorës, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke mbetur i plagosur rëndë. Në atë ngjarje deri tani Policia ka mbledhur vetëm gëzhojat dhe makinën e djegur të autorëve.

Deri më tani grupi hetimor ka marrë në pyetje vetëm pronarin e apartamentin, shtetasin Albert Thoma, i cili ka deklaruar se banesën e kishte dhënë me qira përmes një agjencie imobiliare.

“Kontratën e kemi lidhur në korrik 2024 dhe banesën tonë e ka marre me qira një çift. Nuk dimë asgjë për ta dhe nëse kanë apo jo probleme”, ka deklarua ai.

Grupi i hetimit ka kërkuar të marrë dhe dëshminë e shtetases Elena Arëza, por ajo është larguar jashtë vendit. “Jam jashtë Shqipërisë”, mësohet se ka thënë ajo për hetuesit.

Gjithashtu, kërkesa për t’u marrë në pyetje i është përcjellë edhe Bernard Sinomatit në banesën e tij në Vlorë, por deri më tani, ai nuk është përgjigjur ende dhe nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Kujtojmë se kanë qenë banorët e pallatit në rrugën “Sadik Petrela” ata që telefonuan Policinë, pasi u tronditën nga shpërthimi i fuqishëm me tritol. Kur efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, derën e gjetën të mbyllur dhe e hapën me forcë, ku konstatuan xhamin dhe vetratat e ballkonit të dëmtuara nga shpërthimi.

Bernard Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait”, i njohur ndryshe me nofkën “Buzëderri”.

Mbrëmjen e 7 Janarit, Bernard Sinomatit i vranë në Vlorë nipin me snajper (djali i Sokolit), Gëzim Sinomatin, vetëm 23 vjeç, ngjarje ende e pazabardhur.

Në momentin kur u qëllua, i riu ndodhej në ballkon duke pirë cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati.

Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej për precedent penal dhe dyshohet se në atë atentat qitësin mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër, pasi mund të kenl dashur të vrasin pikërisht Bernard Sinomatin.

Gjithashtu, në Janar të vitit 2022, Bernard Sinomatit i vendosën edhe tritol në automjetin e tij të parkuar në qytetin e Vlorës.

Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar për armëmbajtje pa leje, si dhe është i dënuar në Belgjikë. (Ora News)

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!