• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh në Tiranë

19/12/2024
in Kronikë
Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh në Tiranë

Pesë administratorë subjektesh janë arrestuar nga policia në kryeqytet pasi shisnin paketa televizive në mënyrë pirate. Ndërkohë 3 të tjerë në kërkim janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Ardit Stambolliu, Ferdinand Çela alias Ferdinand Bano, Arzen Velika, Adil Lila dhe Erlin Xhuvani.

Njoftimi i policisë:



Plani operacional, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale. Ky plan, rezultat i një hetimi disamujor, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Kontrollet dhe verifikimet e kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, konstatuan 7 subjekte online, në të cilat shiteshin paketa me kanale televizive, në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike konstatoi një tjetër subjekt në këtë paligjshmëri.

Identifikohen dhe arrestohen 5 administratorë të këtyre subjekteve. Punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Sekuestrohen 45 dekoderë, 5 radio marrëse-dhënëse dhe 4 celularë.

10 subjekte të tjera janë verifikuar dhe veprimtaria e tyre është aktualisht në hetim.

Në kuadër të planit operacional të koduar “Dekoderi”, u vunë në pranga shtetasit A. S., 28 vjeç, A. V., 40 vjeç, A. L., 45 vjeç, F. Ç. alias F. B., 28 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. Q., 40 vjeç dhe A. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më tej, në kuadër të këtij plani operacional, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike kreu verifikime për një tjetër subjekt online, mbi dyshime për këtë paligjshmëri. Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi B. K..

Nga verifikimet dhe hetimet e deritanishme rezultoi se këta shtetas shitnin online, në kundërshtim me ligjin, paketa me kanale televizive. Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Kontrollet dhe verifikimet kundër kësaj paligjshmërie, në kuadër të plani operacional policor të koduar “Dekoderi”, po vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!