AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

SHBA edhe një herë ‘Jo’/ Valteri: Berisha i vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, ‘Mos shkoni tek PD-ja’

by SHT Media
17/12/2024
in Politikë
6
0
SHBA edhe një herë ‘Jo’/ Valteri: Berisha i vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, ‘Mos shkoni tek PD-ja’
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA deklaruan edhe një herë sot se nuk ka bashkëpunim me persona të përfshirë në korrupsion madhor, duke mbyllur edhe një herë derën për Berishën pavarësisht lirimit nga arresti shtëpiak dhe regjistrimit në gjykatë si kreu i PD-së. Më shumë e debatua në ‘Repolitix’ me të ftuarit e Denis Mingës.

Edvin Kulluri e cilësoi këtë deklaratë si një qëndrim të vijueshëm të SHBA-së, duke shtuar se Berisha nuk mund të akuzohet për lidhje me krimin, ndryshe nga mazhoranca e sotme, e cila, sipas tij, ka një barrë më të madhe në këtë drejtim. Ai nënvizoi rëndësinë e një opozite të shëndetshme, që synon moralin publik dhe mirëqenien e qytetarëve.

‘Nuk ka ndonjë lajm. Ky është qëndrimi në vijimësi që nga shpallja non grata e Berishës. Pas çdo ngjarjeje që ka pasur në zhvillimet e opozitës. Ky qëndrim refraktar ka qenë dhe në 2019 kur u dogjën mandatet. Edhe për negociatat e daljes nga çadra. Asgjë të re. Lexoj atë që ka thënë e dërguara me punë, kanë një problem me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qeverisjet e PD për fat nuk kanë pasur këtë marrëdhënie me krimin. Nuk e akuzon dot Berishën për lidhje me krimin. Kjo lidhje e rëndon shumë mazhorancën e sotme.



Një opozitë e shëndetshme në Shqipëri është çdo parti që ka si synim të mirën publike, moralin publike. Ka keqkuptim këtu se politika është kundërshtari i ligjit, politika duhet ti shërbejë ligjit.’

Nga ana tjetër, Halit Valteri ishte më kritik ndaj Berishës, duke e cilësuar si një lider politikisht të vdekur, që ka monopolizuar opozitën.

‘E kanë dhënë verdiktin dhe nuk ka kthim pas. Injoranca militanteske që vendimin e gjykatës për ndryshimin e masës së Saliut e bazojnë me erën e ndryshimit të fitore së Trump këtu janë ca njerëz që duan të gënjehen pa pushim. Opozitë të shëndetshme quaj atë që shikon veten në pasqyrë, dhe thotë që kam këta përballë dhe do këtë ndryshe. Sali Berisha thotë nuk kam nevojë për Djathtas 1912, nuk kam nevojë për Bashën, x apo y. Dhe unë them do i shkërmoq dhëmbët pushtetit kriminal. Retorika e këtij që është i vdekur në këmbë politikisht. I vdekur për së gjalli.

Njerëz nuk ka, frymë nuk ngre. Aleatët nuk i ka, i kanë thënë se me ty nuk ka negociatat. Ky dhe Meta e kanë bërë monopol opozitën. më 12 maj atëherë do shikoj a e shkërmoqi monopolin e opozitës apo e ka Saliu me Shkëlzenin. Emrat [për deputetë 30 % i vendos Saliu. Thotë do vendos shoferin pastruesin, rojen, komshiun, gocën e tezes, nuk i thotë njeri gjë. Nuk ka meritokraci. Eksluzivitet i Saliut.

Kur do Saliu për marrëveshje me Ramën e bën e ndërpren mosbindjen civile. Monopolizimi i Berishës ndaj opozitës është një favor për mazhorancën por dhe një e keqe. Në 2025 nuk ka garë, e keqja që kjo opozitë pa fuqi pa njerëz e bën mazhorancën të papërgjegjshme.’

Almer Toska u ndal te qeverisja, duke përmendur emra si Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, që sipas tij janë përfshirë në korrupsion madhor. Ai theksoi se deklarata e SHBA-së nuk ka përjashtuar mazhorancën nga përgjegjësia, por ka pasur fokus opozitën për momentin.

‘Lajm është fjalia e fundit, i qëndrojmë se nuk angazhohemi me persona të përfshirë në korrupsion madhor. Kjo zonja duhet falënderuar për këtë deklaratë, në kaq kohë nuk e kam parë të bëjë foto me njerëz që akuzohen për korrupsion, Balla, Veliaj, Rama, Balluku. Bravo i qoftë, se ka parë ndonjë herë derën Veliajt, as Ballukut. Siç lexohet tek fjalia. Erion Veliaj i përfshirë në korrupsion madhor. Belinda Balluku që sot iu zbërthye telefonit, sekretares, është personi në hetim ka dhënë 5 mld euro koncesion për rrugën e re. Ajo e di mirë se çfarë po bëjnë këta njerëz në qeverisje. Opozita po denoncon, ka një problem si kohezioni.’

Nga ana tjetër, Endri Tafani interpretoi deklaratën si një mesazh specifik për opozitën në kontekstin aktual.

‘Ajo është deklaratë për opozitën, jo për qeverisjen. Nuk ka dalë kot mesazhi. Tani pas një periudhe në arrest shtëpie Berisha ka dalë për fushatë elektorale, ka filluar me tonet e veta. Me mënyrën e të bërit politikë, shantazhin ndaj SPAK. e rëndë në mentalitetin e shtetarit që merret me kushëririn. Erdhën këto sulme në një moment kur SPAK mori lavdërime. Por historikisht në Shqipëri sa herë ka zgjedhje njerëzit futen në llogore. PD ka luajtur me teorinë mos e humb kot votën tek partitë e tjera. Kjo që ti mos e humb votën ka funksionuar dhe tani në këto zgjedhje. SPAK si investim është për të goditur atë kastë politike në Shqipëri. Kjo deklaratë ka dalë për të luftuar këtë fenomen. Mos shkoni tek PD-ja është mesazhi tani. Mos shkoni tek Sali Berisha. Dhe shkoni tek njerëz të tjera. Që kanë larmi këndvështrimesh. Çdo fjali është një mesazh brenda.’

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.