• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tenton ta zhysë në terr, Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës

28/11/2024
in Botë
Tenton ta zhysë në terr, Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës

Ushtria e Rusisë ka kryer një sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Rrjeti energjetik i Ukrainës është goditur rëndë që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj më 2022 dhe Kievi e ka akuzuar Moskën për taktika “terrori”, pasi ka thënë se po tenton të zhysë në terr qytetet ukrainase dhe të lërë pa ngrohje civilët gjatë stinës së dimrit.

Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko, tha se infrastruktura energjetike është “nën sulm masiv të armikut”, pasi në mbarë vendin u lëshuan alarme për sulme me raketa.



Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia ka kryer një sërë sulmesh me raketa lundruese dhe dronë në mbarë vendin, përfshirë në Kiev, Harkiv dhe qytetin-port të Odesës.

“Sërish, sektori i energjisë është nën një sulm masiv të armikut. Sulmet ndaj ndërtesave të energjisë po kryhen në mbarë shtetin”, tha Galushchenko.

Operatori kombëtar i rrjetit elektrik, Ukrenergo, tha se ka zbatuar “në mënyrë urgjente ndërprerjet e rrymës”, duke shtuar se temperatura kanë rënë në rreth 0 gradë Celsius.

Kompania që bën shpërndarjen e energjisë, DTEK tha se Ukrenergo po zbaton reduktime të energjisë në rajonet e Kievit, Odesës, Dnipros dhe Donjeckut.

Sulmet ruse, sipas Forcave Ajrore ukrainase, janë duke vazhduar.

“Sapo situata e sigurisë të na e lejojë, ne do të kuptojmë saktë pasojat e sulmeve”, tha Galushchenko.

Shefi i stafit i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vala e re e sulmeve tregon se Rusia po “vazhdon me taktikat e saj të terrorit”.

Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara, Rosemary DiCarlo, paralajmëroi më herët gjatë këtij muaji se sulmet ruse ndaj infrastrukturës së energjisë të Ukrainës mund ta bëjnë këtë dimër “më të rëndin që nga nisja e luftës”.

Më herët gjatë javës, Rusia tha se po përgatitet të kundërpërgjigjet, pasi e akuzoi Ukrainën se e ka sulmuar me raketat amerikane, ATACMS. Moska kreu sulm ndaj qytetit ukrainas Dnipro, me një raketë të re balistike.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar se kjo raketë, që është e aftë të bartë armë bërthamore, mund të përdoret ndaj shteteve perëndimore, nëse ato e lejojnë Ukrainën që të përdorë armët e tyre për ta sulmuar territorin e Rusisë.

Më 28 nëntor, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka rrëzuar 25 dronë që Ukraina lëshoi gjatë natës, përfshirë 14 mbi Krasnodar, që gjendet në lindje të Gadishullit të aneksuar të Krimesë.

Guvernatori i Krasnodarit tha se një grua është plagosur, pasi copëzat e dronëve të shkatërruar ranë rreth 100 kilometra në lindje të urës së Kërçit, që e lidh Krimenë me Rusinë. Që kur ka nisur lufta, Kievi e ka shënjestruar disa herë këtë urë.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!