• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Prostitucion dhe lojëra fati, kapen në aeroportin e Rinasit tre kinezë

12/09/2024
in Kronikë
Prostitucion dhe lojëra fati, kapen në aeroportin e Rinasit tre kinezë

Policia e Shtetit ka vendosur në pranga 3 kinezë në aeroportin e Rinasit, të cilëve iu gjetën në valixhe 12 celularë, 3 laptopë e 6 kompjuterë pasi dyshohet se këta persona me inicialet N. X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, të tre banues në Kinë, organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit.

Në kudër të Operacioni ‘Electronics’, përveç vendosjes në pranga të 3 kinezëve ka nisur  procedimi në gjendje të lirë për një 17- vjeçar me inicialet Y. L., banues në Kinë.

“Dyshohet se organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit, vihen në pranga 3 shtetas kinezë, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.    Këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme. Sekuestrohen pajisjet elektronike, në të cilat, gjatë këqyrjes, Policia gjeti dhe administroi faqe  për organizimin e lojërave të fatit dhe të prostitucionit.      

Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Electronics”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:  N. X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, të tre banues në Kinë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. L., 17 vjeç, banues në Kinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në valixhet e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat ata po tentonin t’i kontrabandonin në Shqipëri.

“Nga këqyrja e këtyre pajisjeve janë konstatuar faqe dhe programe për organizimin e lojërave të fatit dhe për prostitucion. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve”, theksohet më tej në njoftimin e policisë.

/a.r

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!