• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Elbasani, i njollosur nga metalurgjiku dhe Kurum. Agjencia e mjedisit: Shkak, dioksidi i karbonit

03/09/2024
in Kronikë
Elbasani, i njollosur nga metalurgjiku dhe Kurum. Agjencia e mjedisit: Shkak, dioksidi i karbonit

Në kompaninë e prodhimit të hekurit Kurum në Elbasan nuk duket një dite e zakontë pune.

Oxhaqet nuk nxjerrin tym ndërsa zhurma ia ka lënë vendin qetësisë.

Punonjës të sigurisë qëndrojnë në hyrjet kryesore të uzinës ndërsa kamiona me hekur dhe skrap hynë e dalin.

Sheshi ku kompania grumbullon skrabin duket thuajse bosh.

Ne nuk na lejohet të futemi në mjediset e brendshme ndërsa banorë të zonës hezitojnë të flasin.

Sapo i pyet për Kurum distancohen e thonë se nuk kanë lidhje me të.

Pak lëvizje nisin të vihen re gjatë orarit të ndërrimit të turneve. Një autobuz me më pak se 10 persona i drejtohet portës ku shkruan Kurum.

Kompania pranoi në fund të gushtit se prej fillimit të muajit uzinat e çelikut dhe petëzimit në ish kombinatin metalurgjik kanë ndërprerë prodhimin. Kjo sipas saj për shkak të vështirësive ekonomike gjë që nuk reflektohet në bilancet e tre viteve të fundit të kompanisë ku rezulton me fitim.

Rreth 500 familje sipas autoriteteve kanë mbetur pa punë, por Kurum mohon pushimin kolektiv ndërsa në mjediset e uzinës bie në sy mungesa e tyre.

Pushimi kolektiv nga puna i punonjësve në uzinat e Kurum mori vëmendje të veçantë pasi erdhi në një kohë me eksportet e parregullta të konteniereve me mbetje të dyshura të rrezikshme që vijnë nga hiri i oxhaqeve metalurgjike nga Shqipëria drejt vendeve aziatike.

“Një raport vjetor i agjencisë kombëtare të mjedisit për nivelin e ndotjes se ajrit vlerëson se Elbasani kryeson listën e qyteteve që rezultojnë me nivelin e ndotjes mbi normat e lejuara të grimcave të pluhurit.

Ndërsa për qytetet e tjera vjen nga sëmundjet moderne urbane si ndërtimet dhe makinat, ndotja me monoksidin e karbonit, në Elbasan vjen për shkak të industrisë. 50 vjet pas ndërtimit të metalurgjikut dhe më shumë se tre dekada pas ndërrimit të regjimeve, shteti shqiptar jo vetëm nuk i dha zgjidhje finale metalurgjikut, por si në rastin e Kurum, ia la në dore korrupsionit dhe shkeljes së ligjeve, me fitime kolosale për disa dhe me pasoja të rënda sociale, ekonomike dhe shëndetësore për shumicën e banorëve të Elbasanit.”/abc

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!