• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Masakra e Bradasheshit/ Gazetari i kërkoi 120 mijë euro grupit Çopja për të manipuluar ngjarjen?!

02/09/2024
in Kronikë
Masakra e Bradasheshit/ Gazetari i kërkoi 120 mijë euro grupit Çopja për të manipuluar ngjarjen?!

Zbërthimi i bisedave nga SkyECC në dosjen e grupit Çopja, ka nxjerre në pah edhe mënyrën se si vepronte ky grup për të fshehur apo devijuar ngjarje kriminale të kryera prej tyre.

Ata orientonin gazetarë të kronikës së zezë, në lidhje me bandat,  për mënyren se si duhet të flisnin dhe për emrat që duhet të përmendnin në daljet e tyre publike, duke afruar edhe shuma të konsiderueshme parash.

Nga një bisede e bërë në platformën SkyECC mes Franc Copjes dhe një personi tjeter, i cili nuk ështe identifikuar ende, ky i fundit informon Franc Çopjen se është takuar me personin e trete ( gazetar) dhe se i ka kërkuar 120.000 euro.

Në dosje thuhet se gazetari, emri i të cilit nuk përmendet, por që del se ka njohje me anëtarët e grupit kriminal, e ka pyetur, se cilët persona nuk duhet të përmendë, për ngjarjen e ndodhur në dhjetor të 2018, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Dyranaj, ngjarja e cila sipas prokurorisë është porositur dhe organizuar nga vëllezërit Çopja.

Dhe Franc Çopja i ka kthyer përgjigje që për këtë ngjarje nuk duhet të përmenden Hajdar Bako, Talo Çela dhe Altin Ndoci, persona këto që janë te rreshtuar me grupin kundër Endrit Alibejt, i njohur ndryshe si Tarzani.

‘Më datë 23.07.2020, përdoruesi i kodit X që është i paidentifikuar, informon Franc Çopjan, se është takuar me personin (e tretë) që është gazetari, i ka kërkuar shumën prej 120.000 Euro si dhe e ka pyetur se cilët persona nuk duhet të përmendi. Franc Çopja.. i ka shkruar mikut të tij, se gazetari nuk duhet më të flasë për Darin (Hajdar Bako), Kelin (Mikel Qosen) Talon (Talo Çela) dhe Altinin (Altin Ndoci), të gjithë personat që janë me grupin kundër Tarzanit (Endrit Alibej).’

Në dosje pasqyrohet edhe një moment  ku personat e përfshirë ne vrasjen e trefishtë ne Bradashesh  shkëmbejnë  mesazhe mes tyre në lidhje me urdhër-arrestet që mund të dalin për ngjarjen e 2018, ku mbeti  i vrarë  Endrit Alibej ose siç e njohin ata me nofkën “Tarzani”.

Sipas hetimit, ata kanë identifikuar, edhe një tjetër gazetar i cili ka bërë një lajm në lidhje me urdhër arrestet, po sipas bisedave ky lajm nuk ishte i saktë, por i servirur nga grupi kundërshtar. Biseda është bere dy vjet pas ngjarjes, ne vitin 2020, ku Hajdar Bako alias Çopja komunikon me Talo Çelen në lidhje me lajmin e dalë ne media

“Më datë 08.10.2020, shtetasi Hajdar Bako  bisedon me shtetasin Talo Çela , ku nga natyra e mesazheve që ai (Hajdar Bako) i dërgon shtetasit Talo Çela, kuptohet se flitet për një lajm të publikuar sipas të cilit ndaj tyre janë lëshuar urdhër arreste. Gjithashtu flasin edhe për median ku është publikuar si dhe gazetarin i cili mund të ketë shkruar këto lajme. Referuar mesazheve që shtetasi Hajdar Bako i dërgon shtetasit Talo Çela, kuptohet se Talo Çela i’a ka dërguar Hajdar Bakos lajmin e publikuar ku flitet për grupin e tyre. Në vijim të komunikimit ndërmjet tyre shtetasi Hajdar Bako shprehet se, e ka parë lajmin, nuk ka urdhër arreste. Hajdar Bako i thotë Talo Çelës se është interesuar nëse ka diçka të vërtetë dhe i kanë thënë se është lajm kot. Hajdar Bako shprehet se ku dolën provat pas 3 vjetësh?! Sipas Hajdar Bakos, ky lajm nuk është te faqja e policisë dhe se lajmin mund ta ketë dhënë grupi tjetër rival”. (Shqiptarja.com)

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!