AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

U nxitën nga lajme të pavërteta/ Britania në gatishmëri, priten protesta të dhunshme nga grupet e ekstremit të djathtë

by SHT Media
03/08/2024
in Botë
6
0
U nxitën nga lajme të pavërteta/ Britania në gatishmëri, priten protesta të dhunshme nga grupet e ekstremit të djathtë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Britania ndodhet në gatishmërinë më të lartë në prag të 15 deri 35 protestave të pritshme nga grupet ekstremiste të krahut të djathtë gjatë kësaj fundjave, ndërkohë që policia ka publikuar imazhet e personave të dyshuar, që kërkon t’i arrestoj nga trazirat e ditëve të mëparshme.

Mbrëmjen e së premtes, dhuna shpërtheu në rrugët e qytetit verilindor të Sunderland-it, ku turma kryesisht të rinjsh të irrituar kanë sulmuar policinë, duke i vënë zjarrin makinave të tyre madje i vunë zjarrin edhe stacionit të policisë. Ndërkohë janë bërë tetë arrestime.

Në një akt tjetër dhune të frikshme, një grup i madh protestuesish sulmuan një makine taksi të kompanisë Uber në kohën kur shoferi ishte ende brenda makinës ç’ka e detyruan atë të ikte nga sytë këmbët dhe protestuesit më pas i vunë zjarrin taksisë, pasi e kishin kthyer atë përmbys.

Sakaq protestuesit të maskuar kanë sulmuar edhe dyqanet dhe kane plaçkitur çka ndodhej brenda tyre. 53 policë janë plagosur nga tullat e hedhura në drejtim të forcave policore dhe disa makina janë djegur gjatë disa orëve te kaosit dhe trazirave. Protesta të tjera janë zhvilluar edhe në Londër, ku ka pasur 100 persona të arrestuar.

Protestat e grupeve të ekstremit të djathtë, të ditëve të fundit, janë nxitur nga lajmet e pavërteta, ku pretendohej se një adoleshent që kishte vrarë me thikë tre vajza të vogla, kishte qenë një azilkërkues mysliman.

Besohet se ekstremistët e djathtë, po përdorin TikTok-un, mesazhet në Telegram për të organizuar protestat e kësaj fundjave në Liverpul, Sunderland, Mançester, Hull, Lids, Southport dhe Bristol.

Një plan kundër trazirave është hartuar nga “Home Office” të premten në mbrëmje ku 70 prokurorë janë të gatshëm për paditjen e shkelësve të ligjit në vendngjarje.

Ministrja e re e Punëve të Brendshme, Yvette Cooper, tha se protestuesit nuk përfaqësojnë Britaninë dhe policia ka mbështetjen e plotë të qeverisë për ndërmarrjen e masave më të fuqishme që shkelësit e ligjit të ndeshen me forcën e plotë të ligjit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni
  • “Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.